Mungesa ndaj Atlantës, Ronaldo reagon në rrjetet sociale me këtë mesazh

495
Sigal

Situata e Cristiano Ronaldo te skuadra e Juventusit është kthyer në lajmin kryesor në mediat italiane. Portugezi edhe pse shënoi 4 gola brenda javës me Portugalinë nuk është grumbulluar për ndeshjen e radhës ndaj Atalantës.

Trajneri Sarri u shpreh se ai po vuan nga një dëmtim dhe po punon për të qenë i gatshëm ndaj Atletico Madrid në Champions League. Për të frenuar thashethemet për një krisje me trajnerin, Ronaldo ka reaguar me një foto dhe një mesazh në rrjetet sociale.

“I fokusuar te rikuperimi për t’u rikthyer sa më shpejt”, ka shkruar CR7 krahas fotos të shpërndarë në rrjetet sociale, duke konfirmuar se nuk ka asgjë që nuk shkon me trajnerin.