Mungesa e oksigjenit, arbitri ndërron jetë në fushë

488
Sigal

Bota e futbollit tronditet sërish nga një lajm i kobshëm, këtë here zemra tradhton një arbitër gjatë një ndeshje të zhvilluan në kampionatin bolivian. Viktor Hugo Huartado, humbi ndjenjat në minutën e 47-të teksa po arbitronte sfidën Alëays Ready – Oriente Petrolero.

Futbollistët dhe mjekët e të dy stafeve ndërhyn menjëherë duke i dhënë ndihmën e parë ndërsa më pas arbitri i njohur u transportua në spital por pa mundur të shpëtoj pasi pësoi një atak të dytë i cili rezultoi fatal. Sipas mediave lokale dyshohet se një nga shkaqet e vdekjes së arbitrit Hurtado ishte sasia e pakët e oksigjenit.

Hugo

Ndeshja u luajt në stadiumin “Muncipal” në El Alto, i cili ndodhet rreth 3900 metra mbi nivelin e detit.