”Mund të kisha vrarë lojtarë në pushimin e ndeshjes”, trajneri i Spanjës humb toruan pasi u mposht nga Anglia

435
Sigal

Luis Enrique ishte shumë i nervozuar me lojtarët e tij në pushimin e ndeshjes Spanjë-Angli, pasi në përfundim të pjesës së parë anglezët po fitonin 0-3, me një lojë totalisht të dominuar prej tyre.

“Bëmë shumë gabime. Në pushimin e ndeshjes mund të kisha vrarë lojtarët e mi, por jo. U solla shkëlqyeshëm”, tha trajneri spanjoll pas ndeshjes së përfunduar me rezultatin 2-3.

Për anglezët shënuan Sterling (2) dhe Rashford, ndërsa për Spanjën gjetën rrjetën Alcacer dhe Sergio Ramos.

Anglia me këtë fitore arriti që të thyente dhe një rekord, ku kishin kaluar 15 vite që nga 2003-shi i largët kur mposhte Spanjën në shtëpinë e saj.