Muller: Guardiola, trajneri i duhur për Bayern e Mynihut

525
Fushatës pro Guardiolës te Bajerni i Mynihut i shtohet edhe Thomas Muller që shprehet se trajneri spanjoll ka ditur si të vijojë rrugën e suksesit pas trashëgimisë që la Jupp Heynckess me triumfin e trefishtë në sezonin 2012-2013. 
“Skuadra që ndërtoi Heynckes, e cila fitoi Champions League, Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë është një ndër më të mirat që Bajerni ka patur gjatë gjithë historisë së tij. Heynckes është shumë ambicioz dhe i zgjuar. Kur ai u largua cilido që do ta pasonte do të duhej të kishte shumë besim pasi si mund të përsëritësh një sukses të tillë? Vetëm një njeri si Guardiola mund ta merrte këtë trashëgimi duke përmirësuar skuadrën, dicka që mendoj se e ka bërë dhe do të vazhdojë ta bëjë. Ne të gjithë e dimë se ai është një trajner i madh dhe e njohim stilin e lojës që pëlqen”.
Më pas Muller foli për efektin që kanë patur te ai personalisht të dy trajnerët , si dhe Van Gaal të cilit i njeh meritën se e ndihmoi të bëhej një futbollist i klasit botëror. “Heynckes dhe Guardiola më kanë ndihmuar shumë. Heynckes më aktivizonte shumë, dhe ai edhe vetë ka qenë sulmues, kështu që më jepte këshilla të mira për të shënuar, pastaj si mund të mos mësosh kur ke në drejtim një si Pep Guardiola. Edhe Van Gaal ka patur një efekt të madh në zhvillimin tim. Unë i jam shumë mirënjohës, ai më ndihmoi shumë dhe pa dicka te unë si sulmues që të tjerët nuk e shikonin”.
Sigal