Sigal

Kosova ka shënuar fitoren e dytë në Ligën e Kombeve duke e mundur me rezultat 3-1 Maltën në stadiumin “Fadil Vokrri”  në Prishtinë. Kjo ndeshje u dominua e gjitha nga Kosova.

Njëri prej më të mirëve në këtë ndeshje ishte edhe Zhegrova që sonte startoi për Kosovën derisa Lirim Kastrati ishte lojtari tjetër i ri që luajti sot ndeshjen e parë për Kosovën.

Pjesa e parë ishte shumë e mirë për Kosovën që kaloi në avantazh dhe kishte mundësi të shënonte dhe gola të tjerë.

Pjesa e dytë filloi më mirë për Maltën pasi që ata arritën ta barazojnë rezultatin. Por Kosova arriti të shënonte edhe dy gola të tjerë.

Kosova pati edhe disa raste të tjera por goli erdhi në minutën e 68’të ku shënoi Vedat Muriqi.

Benjamin Kololli trefishoi rezultatin në minutën e 79’të.

Kosova pati edhe disa mundësi të tjera për gol por nuk arriti që të shënoi, derisa shënoi fitoren e dytë në garën e re të UEFA-s në Ligën e Kombëve.