MOVIOLA E FUTBOLLIT, NË 50 VJETORIN E DITËLINDJES

550
Nga Bedri Alimehmeti
Dossier/ Gjysmë shekulli më parë doli në dritë instrumenti që sot është në fushën e lojës 
50 vjet
Nga data 22 tetor 1967 kur u aplikua për herë të parë moviola në kampionatin italian të Serie A, kanë kaluar 50 vite

Viti 1970
e nisi në vitin 1970, sigurisht Falë zhvillimit të teknikës, në vitin 1970 nisi rrrugëtimi i “Pronto MOVIOLA”, sot sistemi VAR
Italianët e Rai-t, iniciatorë të moviolës në futboll
Kishte kaluar pak më shumë se një vit nga finalja e “Uemblit” për Botërorit 1966, Angli-RFGJ, rezultati qe 2:2 kur anglezi Hard godet drejt portës së gjermanit Trillkovski. Topi gjen traversën bie në tokë dhe futet në lojë. Por, ndërkohë anësori, ruso-azerbajxhanasi Tofik Bajramov sinjalizon kryesorin. Pas një konsulte të shpejtë, ai i bën me dije që topi ka kaluar vijën fatale. Kryesori bën shenjë që topi të vendoset në qendër. Gol! 3-2 për Anglinë. Gjermanët e nisin lojën nga qendra. Anglezët shënojnë sërish me anë të Hard dhe shpallen Kampion Bote. Por, diskutimet lidhur me golin “fantazmë” të anglezëve nuk ishin shuar ende, kur më 22 tetor 1967 pra, 50 vite më parë, në një “San Siro” të tejmbushur luhej super ‘derbi’ Italisë Inter-Milan (ose ‘derbi’ i Madoninës). Interi kishte kaluar në avantazh 1-0, ndërkohë që nuk kishin mbetur edhe shume minuta lojë Xhani Rivera godet fuqishëm. Topi përplaset në traversë bie në tokë interisti Burgniç e largon në fushën e lojës dhe loja, vazhdon. Ndërkohë anësori Graziosi lajmëron kryesorin D’Agostini për gol. Dhe kësisoj, Milani barazon 1-1. Ky fakt ngacmoi gazetarin sportiv të Rai-t Karlo Sassi, dhe tenikun e montazhit Heron Vitaletti që të mendojnë për diçka ndryshe atë natë në emisionin “La Domenica Sportiva”.
Goli “fantazmë” i Riveras, i pari i fotografuar
Po kush ishin Karlo Sassi e Heron Vitaletti? Sassi kishte lindur në Milano më 1 tetor 1929. Pasionant pas futbollit qe pjesë e të rinjve të klubit Inter (1946). Më pas në Serinë C u aktivizua me FC Angereze. Për shkak të studimeve kaloi në Ligën Amatore. Punoi në Bankë gati 10 vjet, por pasioni për futbollin bëri që më 1960 ai të nisë gazetarinë sportive në Rai, në emisionin “La Domenica Sportiva” ku bashkëpunoi me gazetarin e njohur Bruno Picul, me të cilin punoi deri më 1991. Ndërkohë, Heron Vitaletti ishte një ndër teknikët më të zot i aparaturave regjistruese AMPEX të asaj kohe. Pasionant e admirues i futbollit. As njëri dhe as tjetri nuk e kishin menduar se ajo çka ndërmorën të bëjnë në mbrëmjen e 22 tetorit 1967, do t’u ndryshonte jetën. Problematikat, diskutimet, thëniet edhe kundërthëniet që provokoi goli i dyshimtë i barazimit realizuar nga Rivera, mundësoi bashkëpunimin e ngushtë të të dyve, që nëpërmjet rikthimit të pamjeve sigurisht mes shumë vështirësive teknike u vërtetuan shikuesve, që goli i Rivieras ishte i paqenë ose më saktë qe “gol fantazmë”. 

Nata e parë e moviolës, dhe sistemi VAR 
Atë natë debati u ndez edhe më shumë. Por, Sassi e Vitaletti të nesërmen në rubrikën “Telesport” dhanë dëshmi të tjera. Madje enkas janë kthyer në “San Siro” si të ishin ekspertë të kriminalistikës ligjore, kanë pluhurosur vendin ku ka goditur topi në traversë e në fushë, dhe nëpërmjet tre fotogramave kanë vërtetuar katërçipërisht edhe një herë atë që kanë dëshmuar një natë më parë. Kështu lindi MOVIOLA. Por duhet thënë që MOVIOLA e vërtetë në kuptimin e plotë të fjalës, ku gjatë transmetimit të saj ndërhynin me telefonata futbollistë protagonistë në rrugëtimin e saj real, e nisi në vitin 1970, sigurisht falë zhvillimit të teknikës. Rrugëtim i famshëm ky i “Pronto MOVIOLA”, i cili në ditët e sotme na ka mundësuar në fushë sistemin VAR.
Problematikat, diskutimet, thëniet edhe kundërthëniet që provokoi goli i dyshimtë i barazimit realizuar nga Rivera, mundësoi bashkëpunimin e ngushtë të të dyve, që nëpërmjet rikthimit të pamjeve sigurisht mes shumë vështirësive teknike u vërtetuan shikuesve që goli i Riveras ishte i paqenë ose më saktë, qe “gol fantazmë”
Sigal