Mourinjo përçan Madridin

585
Sigal

Santiago Bernabeu” nuk gabon. Një stadium mitik ku rrallë herë mund ta shikosh jo të mbushur plot e sidomos në një takim ku çmimi i biletave ishte i përgjysmuar e ka ndarë tifozerinë madrilene në dy pjesë. Në ndeshjen e kthimit të Kupës së Mbretit atë ndaj Alkojano viheshin re vendet e shumta bosh dhe kjo jo vetëm nga i ftohti në kryeqytetin spanjoll. 1000 ishin tifozët që kishin udhëtuar nga Valencia për të ndjekur skuadrën e tyre të zemrës Alkoyano që pothuajse nuk arriti një rezultat historik në Bernabeu. Pikërisht në “Bernabeu” i cili u bë dëshmitari i një ndarje të tiozerisë së Realit që në minutat e fundit të takimit kanë patur një përplasje në distancë. Shkaku ka një emër dhe mbiemër: Zhose Murinjo. Në disa tentativa një pjesë e tifozerisë madrilene brohoriste emrin e trajnerit portugez pavarësisht paraqitjes jo të mirë të skuadrës dhe menjëherë pjesa tjetër e mbulonte me vërshëllima duke shprehur haptazi kontestimin e tyre për Murinjo. Këto momente të sikletshme u kaluan me disa buzëqeshje nga ana e portugezit dhe ndihmësve të tij që të paktën i bënë të lumtur ata në minutat e fundit me hedhjen në fushë të Di Marias dhe Benzemasë që arritën edhe të ndryshojnë rezultatin e këtij takimi. Në fund të takimit ai që ka dashur të qetësojë të gjithë ka qenë ndihmësi i Murinjos, Aitor Karanka. “Në fushë dëgjohen shumë gjëra. Njerëzit që vijnë në stadium kanë të drejtën të shprehin atë që dëshirojnë apo shikojnë në ato momente. Ajo që ne duhet të bëjmë është të punojmë sa më shumë për Realin e Madridit dhe po e bëjmë. Ka njerëz që na duan dhe të tjerë që nuk na pëlqejnë por asnjë nuk mund të vërë në pikëpyetje profesionalizmin tonë”.