Mourinho tërbohet me Pogba-n, ja çfarë i bëri futbollisti francez

674
Blerja e bujshme e Manchester United, Paul Pogba, nuk po jep atë që pritej prej tij. Madje forma jo e mirë e tij po shqetëson trajnerin Jose Mourinho.
Dhe nuk mbaron këtu…Tekniku portugez nuk është i kënaqur as me sjelljen e futbollistit. Kjo shihet gjatë një interviste që Mourinho po jepte për BBC pas fitores 2-1 ndaj Liverpool më 10 mars.
Trajneri i Manchester United ndodhej duke kryer detyrën e tij përpara mediave, ndërkohë që mesfushori francez, i cili mungoi në atë ndeshje për shkak të një dëmtimi, iu afrua në tunel për t’i dhënë dorën, madje e tërhoqi edhe drejt vetes.
Ndonëse portugezi u duk se e priti me humor (qeshi, madje i shkeli edhe syrin) gjestin e futbollistit, mediat angleze kanë mësuar më vonë se ai është tërbuar me 25- vjeçarin dhe në dhomat e zhveshjes i ka bërë një dush të ftohtë, duke e quajtur një sjelle të parespektueshme.
Sigal