Mourinho shfaqet në publik me gruan, pas miqësisë sekrete me një bjonde

478
Sigal

Trajneri i shkarkuar në dhjetor nga stoli i Manchester United, Jose Mourinho, është fotografuar në një shëtitje të rrallë me gruan e tij, Matilde. Jose, 56 vjeç, dhe partnerja e tij 54-vjeçare u fotografuan mesditën e djeshme në Londër.

Ai u pa duke u përshëndetur me disa miq të vetët jashtë lokalit, para se të hynte aty për një mëngjes të vonë. Trajneri portugez thuajse nuk u pa kurrë me partnerin e tij në krahë, sa ishte në krye të “Djajve të Kuq”.

Matilde nuk pranoi ta linte rezidencën e tyre në Belgravi, në veriperëndim të Londrës, ndërkohë që “Special One” u akomodua në mënyrë të përhershme në “Lowry Hotel” të Manchesterit.

Është hera e parë që çifti fotografohet së bashku, pasi “The Sun” zbuloi miqësinë e Jose me një bjonde, Prue Carter-Robinson, në dhjetor.

Mourinho është martuar me të dashurën e fëmijërisë, Matilde Faria, e njohur edhe si Tami. Ata janë bashkë prej 29 vitesh dhe kanë dy fëmijë: vajza 23 vjeçe dhe djali 19 vjeç.