Mourinho: Ronaldo nuk më befason, duhet të studiohet gjenetika e tij

551
Sigal

Jose Mourinho e ka përshkruar Cristiano Ronaldon si një “fenomen” dhe u shpreh i bindur se ylli portugez do të vazhdojë të shënojë gola deri në moshën 50 vjeç. CR7 po vijon të luajë në ritme të lartë, teksa këtë javë shënoi 4 gola ndaj Lituanisë duke u bërë golashënuesi më i mirë në kualifikueset europiane, me 25 finalizime, 2 më shumë se Robbie Keane, “Ylli” portugez meritoi lëvdatat e Jose Mourinhos, me të cilin ka punuar për shumë vite në radhët e Real Madridit.

“Ronaldo nuk më befason me ato që bën. Është 34 vjeç, vazhdon të luajë në nivel shumë të lartë dhe ka ambicie të mëdha. Duhet të studiohet për gjenetikën e tij dhe për sigurisht edhe në aspektin psikologjik. Kur të jetë 50 vjeç dhe FIFA ta ftojë për një ndeshje legjendash, ai do të jetë më i miri,” – deklaroi Mourihno për kanalin televiziv “Canal 11”.

Ronaldo ka luajtur 164 ndeshje nën drejtimin e Mourinhos te Real Madridit, duke shënuar 168 gola dhe shërbyer në 49 raste për gol.

“Reali ka qenë përvoja më e madhe në karrierën time për mësimet që më ka dhënë për karrierën dhe jetën. Filozofia e Realit përshtatej me timen. Nga ana tjetër ishte Barcelona, skuadra më e fortë në botë. Nuk e lejuam Barcelonën që të na shtypte, ndaj them se finalja e Kupës së Mbretit në “Mestalla” ishte më e rëndësishmja. Pas këtij takimi, asgjë nuk qe si më parë. Për fat të keq, nuk arritëm të shkonim më larg se gjysmëfinalja e Championsit.”