Mourinho rikthehet pas në kohë, zbulon dy arsyet që e shtynë të largohej nga Reali

567
Tekniku portugez Jose Mourinho, ka zbuluar arsyet e largimit nga galaktikët e Real Madrid në vitin 2013, edhe pse arriti të thyente hegjemoninë e Barcelonës në Ligën spanjolle.
E para kishte të bënte me familjen, ndërsa e dyta ishte pakënaqësia e tij që e detyruan të marr vendimin e tij për të lënë Real Madridin.
Në një intervistë për median franceze, Telefoot, The Special One pranon se ishte lodhur nga puna në sezonin e tij të tretë.
“Vendimi im për të lënë Real Madridin? Vajza ime do të studionte në Universitetin e Londrës, dhe dëshironim të mbanim familjen së bashku”, ka thënë fillimisht Mourinho.
“Ishte gjithashtu një vendim personal, sepse për mua është e rëndësishme të jesh i lumtur, rezultatet më të mira në futboll janë bërë në këtë gjendje”.
“Dhe, gjatë viti të tretë në Madrid, nuk isha më i lumtur”, tha trajneri aktual i Manchester United.
Sigal