Mourinho për fitoren e Rusisë: Qëndroni me këmbë në tokë!

92

Fitorja e thellë e Rusisë 5-0 ndaj Arabisë Saudite, i dha shpresë vendasve se kombëtarja e tyre mund të triumfojë në këtë Kupë Bote.

Por tekniku portugez, Jose Mourinho shprehet se rusët duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë pavarësisht pas kësaj fitoreje bindëse.

“Para ndeshjes ne po flisnim për Rusinë duke thënë se është një skuadër pesimiste, por pas ndeshjes ata treguan tjetër frymë. Pavarësisht kësaj loje mjaft të mirë, ata nuk duhet të jenë kaq optimistë. Duhet të jenë të lumtur, është një fitore dhe rezultat i mirë por duke marrë parasysh se ekipi i Arabisë Saudite ishte zhgënjyes”, tha Mourinho për RT.

“Egjipti është më i mirë se Arabia Saudite dhe Uruguaji është më i mirë se Egjipti”, shtoi më tej tekniku i Manchester United.