Mourinho e do Jorginho-n në tek “Djajtë e Kuq”

32
Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho është i vendosur të bashkohet në betejën për mesfushorin e Napolit, Jorginho.
Mesfushori i Napolit po luan rol të rëndësishëm tek skuadra italiane dhe cilësitë e tij kanë bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të vihen pas, ku ndër më të interesuarat janë ato angleze.
Trajneri portugez dhe drejtuesit e United do të përpiqen ta tundojnë Napolin me një ofertë fillestare prej 50 milionë paundësh.
Unted ka nevojë për një mesfushor të fortë, me Michael Carrick i cili del në pension dhe Marouane Fellaini që do të largohet.
Megjithatë, Djajtë e Kuq nuk do ta kenë të lehtë transferimin e italo-brazilianit pasi në garë për të janë edhe rivalët e urryer të Liverpoolit.
Trajneri i Redsave, Jurgen Klopp është i etur për ta transferuar Jorginho pasi e mendon atë si një zëvendësim ideal për Emre Can.
Por, Mourinho tani është gjithashtu i interesuar për 26-vjeçarin dhe është gati të shkojë kokë më kokë me rivalin e tij Klopp për reprezentuesin italian.