Mourinho: Do të kthehem së shpejti!

639
Ish-menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho ka dhënë një intervistë për herë të parë që prej shkarkimit nga Stamford Bridge. Ai ka thënë se do të kthehet në futboll së shpejti. Jose Mourinho ishte i pranishëm në barazimin e ndeshjes Borussia Dormtund me Hertha Berlin të shtunën, por ka bërë disa paraqitje publike qe kur u largua nga Chelsea. Portugezi thotë se ai nuk do të jetë plotësisht i lumtur derisa nuk kthehet në detyrën e tij si një menaxher. “Unë mund të kem familjen time, unë mund të kem miqtë e mi, unë mund të kem jetën time, unë mund të kem edhe futbollin. Unë do t’i kem të gjitha së bashku dhe nuk do të heq dorë prej tyre. Për të qenë i lumtur kam nevojë për çdo gjë prandaj do të kthehem në futboll”, tha Mourinho në një intervistë për “GQ”. Portugezi i cili është i lidhur në një kalim te skuadra e Manchester United, por ish-menaxherit të Chelseat e ardhmja ende nuk i dihet.
Sigal