Sigal

Eros Grezda ende nuk ka fituar besimin e trajnerit Gerrard dhe të tifozëve të Rangers-it. Megjithatë, shkëndijat e dhëna në ndeshje të ndryshme, kanë bërë që në Skoci të shpresojnë se Grezda mund t rikthehet më i frikshëm në pjesën e mbetur të sezonit.

Rangers do të kryejë fazën përgatitore në Spanjë dhe së bashku me pjesën tjetër të skuadrës, do të ketë edhe sulmuesi i Kombëtares. “Rangersnews.uk” në një artikull të publikuar së fundmi, shkruan se moti i ngrohtë në Spanjë mund të jetë një ndihmë për Grezdën dhe do të ketë mundësi që të ambientohet më mirë me skuadrën.

Faza përgatitore mund t’i shërbejë sulmuesit shqiptar për t’u ambientuar më mirë me skuadrën, sidomos pas mbërritjes së sulmuesit Defo. Aftësitë e tij para portës njihen tashmë dhe nëse Grezda arrin të shërbejë shpesh për të nga krahu, mund të kthehet në një lojtar kyç për Rangers, që përveç golave, do të ishte një nga asistuesit më të mirë.