Mori karton të verdhë me dashje në “Champions League”, UEFA ndëshkon Dani Carvajal

513
Dani Carvajal do të humbasë ndeshjen e parë të fazës me eliminim direkt në “Champions League” pasi lojtari sipas “UEFA-s” ka marrë karton të verdhë me dashje. Ende nuk është mësuar kundërshtari i Real Madrid pasi shorti hidhet ditën e hënë në orën 12:00, por gjithsesi Zidan-it do të duhet të bëjë pa mbrojtësin spanjoll.
Në fundin e ndeshjes së 5-t të fazës në grupe përballe APOEL, Carvajal vonoi qëllimisht lojën duke u ndëshkuar me karton të verdhë.
“Trupi i kontrollit, etikës dhe disiplinës ka vendosur të pezullojë lojtarin e Real Madrid CF Dani Carvajal për dy ndeshje për të cilat normalisht do të ishte në gjendje të luante,” thuhet në deklaratën për shtyp.
“Duke parë që Carvajal nuk mori pjesë në ndeshjen e Real ndaj Dortmund që u luajt më 6 dhjetor të 2017, lojtari ka akoma edhe një ndeshje pezullim.”
Sigal