Monaco ofron 300 mijë euro për talentin e Skënderbeut

Agim Zeka mund të transferohet në kampionatin francez.. Futbollisti i talentuari Skënderbeut ka ngjallur prej kohësh interesimin e Monakos, e cila është fare pranë transferimit të lojtarit.

Fantazisti i ri 20-vjeçar shkëlqeu sezonin e kaluar me Skënderbeun U19 ku u shpall edhe kampion.

Për kartonin e Zekës Skënderbeu kërkon plot 300 mijë euro, gjë e cila ka frenuar disi ekipin francez për të vazhduar tratativën.