Monaco i “jep” duart trajnerit Henry

454
Sigal

Drejtuesit e Monacos kanë vendosur të pezullojë trajnerin Tierry Henry, deri në një vendim të dytë përfundimtar për të ardhmen e tij, për shkak të rezultateve të dobëta të skuadrës nga principata, që renditet e parafundit në Ligue 1.Ish-sulmuesi i njohur francez, i cili e mori detyrën në tetor, pas largimit të portugezit Leonardo Jardim, ka arritur të marrë vetëm 5 fitore në të gjitha kompeticionet prej rreth tre muajsh. Monako renditet në vendin e parafundit në tabelën e klasifikimit të “Ligue  1” duke grumbulluar 15 pikë në 21 ndeshje  dhe  pa dyshim  pjesë e këtij dështimi është edhe  trajneri.  Henry  erdhi si shpëtimtar, tek ekipi i principatës  por ecuria me të në krye ishte katastrofike.  Simbas informacioneve nga kampi i Monacos tshmë pritet rrokada midis trajnerit Henry dhe  portugezit Leonardo Jardim, i cili u shkarkua në tetor për t’ia lënë vendin pikërisht Henri. Ish-sulmuesi nuk mundi asnjëherë ta fuste skuadrën në shina dhe të ndalte ecurinë e rezultateve negative. Përveç rezultateve negative, në shkarkimin e Henri ka ndikuar edhe raporti i vështirë i trajnerit me futbollistët.