Momenti epik! Lojtarëve të City-t u shpëton trofeu nga duart dhe u bie nga Ballkoni

399
Sigal

Manchester Ciy ka të gjithë të drejtën të festojë shumë, pasi fituan për të dytin vit radhazi trofeun e Premier Leagues. Një sukses i jashtëzakonshëm nga skuadra e trajnerit Pep Guardiola.

Trofeu duket se është dëmtuar, pasi në një video të shpërndarë në “Twitter” shihet që titulli ka rënë nga një lartësi e madhe dhe ndodhet në tokë. Njërit prej personave që ndodheshin në festime i ka rënë nga duart.

Aguero sheh i hutuar nga kamera dhe titulli duket se është lënë në mëshirë të fatit. E rëndësishme është të fitohet, pak rëndësi ka se ku përfundon.