Moldavia fiton me Andorrën, por humbet kapitenin ndaj Shqipërisë

569
Sigal

Kundërshtari i ardhshëm i kombëtares sonë, ka arritur një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Moldavisë. Ndeshjen e vendosi një gol i shënuar nga Armas në minutën e 8-të, me moldavët që triumfuan 1-0 duke marrë tre pikët e para në grupin H dhe duke barazuar pikërisht kuqezinjtë të cilët qëndrojnë më lart për shkak të goleavarazhit më të mirë.

Ndeshja u bë e vështirë për Moldavinë në fillimin e pjesës së dytë kur kapiteni Artur Ionita, lojtari i Cagliarit në Serie A dhe njëkohësisht futbollisti më i rëndësishëm i moldavëve mori kartonin e dytë të verdhë dhe la skuadrën e tij me një lojtar më pak.

Ionita humbet kështu ndeshjen e radhës ndaj Shqipërisë në “Elbasan Arena” për shkak skualifikimi, ndërkohë që Moldavia e menaxhoi deri në fund avantazhin edhe pse luajti për më shumë se 45 minuta me një lojtar më pak ndaj Andorrës.