Moisi Dalipi: Kriza e Flamurtarit dhe sfidat e trajnerit Gerd Haxhiu

912
Sigal

Sfida e trajnerit të ri të  Flamurtarit

Moisi  Dalipi

Me nje shpejtësi të jashtëzakonshme  është përhapur dje mbasdite në Vlorë lajmi sportiv se drejtimin  e skuadrës të Flamurtarit   do  marri specialisti vlonjatë Gred Haxhiu. Shumë përshëndetje  , urime dhe diskutime  rreth kësaj  iniciative të marr  nga ky  njeri  në moment tepër të vështirë që po kalon  në këtë prag sezoni  skuadra e Flamurtarit  për shkak të krizës të fortë financiare që po kalon. Gjithsesi  në të gjitha komentet dhe diskutimet e përbashkëta qëndron në atë se të gjithë e  pranojnë se Gerd Haxhiu që ka pranuar këtë sfidë për të drejtuar Flamurtarin   në një moment kur të gjithë po braktisin nuk e bën për karrierë , por thjesht si një veprim fisnik për Vlorën dhe historinë  që ka Flamurtari.   Në pronocimin e  parë  e të bërë mbrëm eskluzivisht për gazetëen “Telegraf” ai u shpreh :Më dhimbsen shumë vuatjet që po kalon këto muajt e fundit Flamurtari. Nuk është moment të bëjnë analizën për gjëndjen  e krijuar , por duhet punë dhe përkushtim  për ta nxjerr nga kjo gjëndje. Babai , vëllai dhe unë kemi pjesën e jetës tonë tek ajo skuadër  si futbolist dhe drejtues , ndaj vendosa  dhe  mora drejtimin e Flamurtarit. Është sfida më e vështirë e jetës time , por do tja dal mbanë duke synuar që  Flamurtari  të mbijetojë në  sofrën e më të mirëve  në Kategorinë Superiore “.Një pronocim I thjeshtë , por që nënkupton qartë  fisnikërinë e veprimit të  familjes të vjetër vlonjate Haxhiu  e cila që  nga vitet 1920 me Osman Haxhiun  si krybashkiaku i parë i Vlorës  dhe patriot  ,   me “Mjeshtrin  e Madh “ futbollistin dhe specialistin  e njohur  Mexhit Haxhiu që i bëri sfidë diktaturës fal talentit të tij sportiv kanë  treguar se në  momentet më vështira i janë ndodhur pranë skuadrës , qytetit dhe historisë. Dhe nuk mund të ndodhte ndryshe , sepse sporti  dhe veçanërisht futbolli në familjen Haxhiu është një  fe më vete me të gjitha vlerat e saj.Mexhit-Samir-Gerd Haxhiu  , një trinom  familjar të lidhur që  në vitin 1960  me Flamurtarin me  lojtarin e kalibrit Mexhit Haxhiun , për të vazhduar në vitet  1987 me  futbollstin Samir Haxhiu   dhe në vitet 1990  kur ishte vetëm 18 vjeç Gerdi Haxhiu do vishte fanellën  aq të dashur të familjes  tyre Flamurtarit .Por jo vetëm kaq , në portretin e kësaj familje futbolldashëse  në periudha të ndryshme  kjo  treshe  simpatike do  ndihmojë fuqishëm  në trajnimin e  futbolistëve vlonjatë  duke prodhur me dhjetra  futbollistë të talentuar në vite . Tashmë  rikthimi tek Flamurtari i tij i dashur , ku përveç të tjerave  Gerd Haxhiu ndihen fortë dhe detyrën  qytetare për  të punuar me përkushtim, ndaj dhe thotë :. “Situata është shumë e vëshirë në të gjitha drejtimet dhe fillimi  kampionatit  është shumë  afër. Të gjithë duhet të më mirëkuptojnë kjo detyrë e marrë në këtë situatë është sfidë për mua si trajner , për skuadrën që do përfaqësoj  Flamurtari dhe për vetë qytetin tonë .Le të shpresojmë të bëjmë më të mirën të gjithë bashkë për Flamurtarin “-   Duhet pranuar  se  koha që  është në dispozicion deri në fillimin e kampionatit të sezonit 2019-2020 është e limituar , por që nuk e tremb  këtë specialist të përkushtuar me punën  dhe dashuruar fortë  me  qytetin dhe  Flamurtarin . “Tek Flamurtari dhe  për qytetin tim punojë me shumë qejf  dhe përkushtim. Opinoni sportivë në Vlorë dhe më  gjerë e ka mirëpritur këtë rikthim  në drejtim të Flamurtarit të trajnerit Gerd Haxhiu ndaj dje  me  një zë të  gjithë  uronin : Të gjithë bashkë për Flamurtarin  tonë të  dashur në sezonin e ardhshëm  2019-2020.