Moisi Dalipi: Kriza e fillimit të kampionatit, topi në qendër të fushës

576
Sigal

Topi në qendër të  fushës

Nga Moisi Dalipi

Më 31  gushti 2019 do  të jetë dita e startit  të kampionatit të ri. Burime të besuara  pranë F.SH.F ës  kanë bërë me dije se në mbledhjen e rradhës  të Komitetetit Ekzekutiv   mund të vendoset që  shtyhet  me një javë  fillimi kampionatit të Kategorisë Superiore.                                            

Ka  disa ditë  që në “sofrën” e bisedave sportive të ulet për diskutim fakti  se  a do fillojë ose jo  Kampionati  81 Kombetar  I Futbollit më  24 gusht sic  ka parashikuar F.SH.F . në  kalendarin sportiv për  sezonin 2019-2020? Një pyetje që po pranon shumë diskutime edhe pse  zyrtarisht  24  gusht 2019   njihet si zyrtarisht si dita e startit të kampionatit të ri .Por disktumet duket se nuk kanë  prekur vetëm  skuadrat  si Vllaznia, Skenderbeu, Flamurtari, Tirana dhe  Luftetari që po jetojën krizën e fortë  financiare dhe atë të organizimit të skuadrës , por dhe  tre skuadrat  Partizanit, Kukëesit dhe Lacit  që  na përfaqësuan pa ndinjitet ne evedet e Kupave të Evropës .Dhe gjëndja  në prag të fillimit të  kampionatit është për të ardhur keq në shumë drejtime. Ka skuadra si Flamurtari , Tirana  Vllaznis dhe Luftëtari të  të cilat janë të mbytyra nga detyrimet që kanë në instucionet e tatim-taksave ,në sigurime shoqërore  dhe  me llogari të palikjduara ndaj pagave të futbollistëve.Dhe të gjitha këto ndikojën në ,moslicensimin e klubeve për pjesmarrjen në Superligë. Por po ti shtosh këtij fakti dhe atë që merkatua e verës po kthehet  në një treg  gabi  ku askush nuk merr vesh mirë  për lëvizjen e futbollisteve dhe trajnerëve , por dhe shumëe probleme të tjera të lakuara cdo ditë që duan zgjidhje,   me të drejtë akush nuk merr përsipër ta thotë sakët se a do të filloi kampionati Superiores  më 24  gushtë 2019?E  thënë me qartë:Nga F.SH.F- ja, topi   është vendosur në qëndër të fushës , por nuk dihet saktësisht  se do  fillojë të lëviz topi në ditën  zyrtare që është caktuar si fillimi kampionatit të ri ?   Vonesa   e pajustifikuar për  prezantimin e kalendarit të  ndeshjeve të  sezonit të ri   lë të nënkuptosh se  edhe drejtuesit e F.SH.F  ës  e kanë një plan B për tju thënë  edhe pak kohë kohë skuadrave  për të sistemuar anën financiare dhe atë organizative për të arritur marveshjet për shlyerjen e borxheve të akumulura dhe formatuar  skuadrët pjesmarrëse. Janë  katër klube  mësohet  që kanë kërkuar këtë shtyrje të fillimit të  kampionatit .Burime të besuara  pranë F.SH.F ës  kanë bërë me dije se në mbledhjen e rradhës  të Komitetetit Ekzekutiv   mund të vendoset që  shtyhet  me një javë  fillimi kampionatit të Kategorisë Superiore. E thënë  më  qartë : 31  gushti 2019 do  të jetë dita e startit  të kampionatit të ri.Gjithsesi për të kuptuar më mirë arsyet  e kësaj gjëndje jo të mirë që po kalon futbolli shqiptar le të bëjë një “vizitë” në kampet e skuadrave  të Kategorisë Superiore.

Partizani: Nën drejtimin e trajnerit  italianFranko Lerda pasi ka lënë pas  ndeshjet  zhgënjyese  në Kupat e Evropës   , ku në katër ndeshje arriti   dy humbje dhe dy barazime duke shënuar   vetëm një  gol  në 360 minuta lojë . duket se po shtryth  ditët e stërvitjes  për të bërë të mundur kolaudimin  e formacionit parë me  9  futbollist të afruar dhe shtate  të larguar nga merkato. Trajneri  Lerda që është pesti  Italian që drejton Partizanin  në historin e tij me mënyrën se si  stërvit , drejton skuadrën , por dhe për ngrindjet e shpeshta  me  pjestarët e stafit  tij vështirë se bind  se do jetë personazhi   duhur për ruatjur   titullin kampion të fituar pas plotë 26 viteve nga Partizani .

Kukësi:  Edhe këtë  rradhë  pas eleminimit  nga pjesmarrjet në  Kupat e Evropës nuk ka shpëtuar “sëmundjes” të  ekipeve  shqiptare që nga këto evente dalin  me shumë probleme në përbërje të skuadrës  duke  u përshkuar dhe nga “valsi” pankinës .Kështu  eleminimi që ne turin e parë ka sjell largimin e trajnerit Gjoka dhe marrjen e drejtimit nga Shpëtim Duro. Plotë 11 futbollist të larguar dhe po kaq  të afruar nga tregu vendas dhe i huaj  me kohën që kanë në dipozicion  vështirë të kolaudohen  si duhet për të qënë  rival për fitimin e titullit kampion.

Teuta: E rikthyer në pjesmarrjet ne Kupat e Evropes pas  pse sezoneve  duket se elemini që  në turin para;laminator  me rezultatet 0-3 dhe 1-0 nga letonezëve të Ventslpils  duket se kane gjurmë tek skuadra  bregdetare.Presidenti  Hasanbelliu pas këtij eleminimi  kane  rikofirmuar ne drejtim ttrajnerin Bledi Shkembi , por nuk ka  falur  titullarët e  skuadrës ku janë larguar plotë 13 futbollistë titullarë dhe 10 të afruarëve deri tani nga merkato duket se nuk rregullojën  si duhet balancat me lojtarë cilësor në cdo repart.Deri tani  nuk po bind fortë se do të jetë Teuta ambicjoze e  sezonit të kaluar.

Laci: Një skuadër që këto sezonet e fundit  e shijon pjesmarrjen ne Kupat e Evropës dhe kur I biltetën e pjesmarrjes  janë  bëjën “dhurata “ të tjerët. Eleminimi që në turin e parë paraleminatorë nga izraelitetet e Hapoel –Beer Sheva     nuk ishte suprizë edhe pse ndeshjen e parës në fushën e tyre morën një barazim 1-1. Transformin i plotës i skuadrës të sezonit kaluar , ku të ardhurit nga merkato do ta lodhin jo pak trajnerin Starova  për të kolauduar një skuadër të fortë me të fortët sic është prezantuar sezonet e kaluara .

Skënderbeu: Në qytetin e Korçës  vazhdojnë të jetojën me  telenovelën me regjin spanjolle të U.E.F.A.-së të titullar:”Shkëlqimi dhe rënia e Skënderbeut “ .Si të mos mjaftonte  vendimi përfundimtar  i K.A.S për  masën e dënimuit me 10 vjet mos pjesmarrje në Kupat e Evropës dhe  gjobitjen  me 1 milon euro, këto ditë F.I.F.A ka kërkuar që kjo gjobë e majme të paguhet përpara se të fillojë sezoni ri. Të gjitha këto kanë sjell  që Korçë  të  mods mendojëm më për skuadër për të fituar trofe , por thjesht të shpëtojën  futbollin  e një qyteti me tradita qoaftë dhe me skuadër modeste ose ndonjë mënyrë tjetër përfaqësimi.,Deri tani nuk është caktuiaras trajneri dhe  nuk ka filluar organizimi ekipit për stërvitjen e parë.Shpresohet shumë  shtyerjen e  fillimit të kampionatit.

Flamurtari: Metoda e  presidentit Idrizi ”bejë skuadër në gusht dhe  prish në dhjetor “ e dha  në ptrah të këetij sezoni efektin e saj “domino” në aspektin finaciar. Më shumë se 1.5 milon euro borxhe të palikujduara ndaj  futbollistëve , tatim-taksave ,sigurimeve shoqerore dhe   subjekteve private. Vetëm këto ditët e fundit është caktuar trajneri , por cila është  përbërja e skuadrës dhe kur do fillojë stërvitja nuk dihet ende asgjë .Nga burime mësohet se po negociohet  me istitucionet për  akt –marveshje për shlyerjen e detyrimeve për të formatuar skuadrën . Shpresohet shumë  shtyerjen e  fillimit të kampionatit për të fituar kohën e duhur në përgatitjet për sezonin e ri.

Tirana:  Sezoni kaluar për tu harruar , sepse me shumë vështirësi sigurojë qëndrimin në Kategorin Supëriore. Trajneri Mema e ka nisur seriozisht  më përgatitjet ,ku është nga të parët  me skuadrën e tij  që   ka nisur  stërvitjen intensive  verore.Ka ruajtur boshtin  e skuadrës  sezonit  kaluar   dhe ka bërë pak  afrime por cilësore.Me  ato cka shikohet duket se ketë sezon  do ndizet më fortë derbi kryqytetit  Tirana –Partizani. Borxhet e  vjetëra  janë shqetësim që kërkojën  jo vetëem kohën e duhur , por dhe financa më të  mira  për të  rikthyer normalitetin në   skuadër e klub. Shpresohet tek shtyerjen e  fillimit të kampionatit për të sistemuar financat e klubit..

Luftëtari:Me vështirësi  siguroi mbijetesën , por jo  qëndrimin  në krye të klubit të presidentit Tavo , stafit të trajnerëve  dhe  titullarëve. Presidenti ri  ka vepruar shpejt për të kapur  kohën e humbur sipër formatimine skuadrë , pr dhe shumë problem të mbartura  ekanë vendosur  në vështirësi. Largimi thuajse kolektiv  I ish skuadrës ka bërë që trajneri Dalipi dhe stafi tij të  provojë çdo ditë futbolistë për ti bërë pjesë të skuadrës tyre.Por shqetësim për  gjirokastritët është dhe një sinjal i dërguar nga U.E.F.A për një hetim të nisur ndaj tyre për trukim në  ndeshjen pjesmarrese të Kupave të Evropës në sezoni ne kaluar.Zyrtarishtr si klub kanë kërkuar    shtyerjen e  fillimit të kampionatit për të sistemuar financat e klubit,formatuar skuadrën dhe zgjidhur çështje tës mbartura nga sezoni kaluar.

Vllaznia: Rikthet në  odën e më ts mirëve të futbollit shqiptar pasi kryeu “stazhin ” një vjecar të Kategorin re Parë .Trajneri  maqedonas  Jonuzi së bashku me  stafin e tij kërkon rikthimin e  shkodranëve në skuadër  , por e ka të vështirë me finacat të bind shumë prej tyre,Skuadra po konturohet  cfo ditë , por nuk është ajo Vllazni që kërkon  tifozeria shkodrane.Akt –Marveshjet  me tatim –taksat japin pak frymarrje financiare ,por  jo zgjidhje përfundimtare.Krytetari  ri  Bashkisë që  merr dhe rolin e presidentit të klubit do ti duhen  të  negocjojë dhe menaxhoje mire  detyrimet e prapambetura.   Shpresohet shumë  shtyerjen e  fillimit të kampionatit për të fituar kohën e duhur në përgatitjet për sezonin e ri.

Bylis: Rikthehet  në Kategorin Superiore pas katër sezoneve.Ka menduar për drejtimin , përbsrfjen e skuadrës  dhe financat që muajët e fundit të sezonit kaluar kur kishte siguruar  rikthimin.Ka bërë afrime  nga merkato , ku si zakonisht preferohet tregu huaj. Vlersohet se mund të jetë  supriza e  sezonit