Moisi Dalipi: Flamurtarit i duhen zgjidhje, jo premtime

672
Sigal

Kriza e fortë që po kalon në këtë prag sezoni Flamurtari po kthehet në “temën e ditës” në opinionin sportiv në qytetin e Vlorës. Çdo ditë njerëz të moshave dhe profesioneve të ndryshme diskutojnë në ambientet shoqërore dhe publike “çështjen Flamurtari”. Shumë hipoteza, dëshira, kritika dhe mendime që shuhen brneda tyre vetëm në atë moment kur dikush shprehet se: ”nga shtypi i përditshëm sportive, administrator Sinan Idrizi ka premtuar se: ”Do bëhet ajo ose kjo zgjidhje për skuadrën e sezonit të ardhshëm” ose se “krybashkiaku Dritan Leli është shprehur për të “gjetur zgjidhjen e duhur për klubin e futbollit duke pritur miratimin nga parlamenti të ligjit për sportin”. Pa shumë kozmetik deri tani këto nuk janë zgjidhjet që i duhen me shumë urgjencë skuadrës , por vetëm premtime për konsum mediatik për të mos shtuar dozat e mërzitjes së tifozerisë vlonjate për gjendjen ku është aktualisht skuadra, edhe pse thuhet se nga merkato do të afrohet ai dhe ky futbollist. E thënë më qartë, Flamurtari nuk ka filluar të organizohet si skuadër, nuk ka nisur stërvitjen me ngarkesë, nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje miqësore, nuk dihen cilët janë futbollistët që do federohen, e të tjera pyetje të këtij moduli që mbeten pa përgjigje. Klubi ka një “mal“ me detyrime të pashlyera në tatim-taksa, detyrime të paderdhura për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, detyrime ndaj personave të tretë për shpenzimet e qerave të banesave dhe trajtimit ushqimor, si dhe detyrimet e pashlyera për kontratat e pagave me futbollstët, por me premtimin e radhës nga ana e atyre që kanë për detyrë të bëjnë dhe të japin zgjidhjen e duhur mendohet se kështu opinion sportiv do ndryshojë besimin e humbur për zgjidhjen e duhur ndaj Flamurtarit të harruar dhe braktisur nga të gjithë. Nga burime mësohet se llogaritë debitore të klubit për të gjitha llojet e detyrime ndaj institucioneve shtetërore, subjekteve private për shërbime dhe futbollistëve për pagat e pashlyera sipas kontratave të lidhura kapin shumën e 1.5 milonë eurove. E pra, askush nuk flet qoftë dhe një fjalë se si do të shlyhen këto detyrime finaciare dhe se si zgjidhen dhe këto probleme që rrezikojnë pjesëmarrjen e skuadrës në sezonin e ri futbollistik, por me fjalët–premtim “kemi menduar të bëjmë atë dhe do bëjmë këtë “ e mendojnë të kryer detyrën e tyre. Dhe kur adminstratori Idrizi i ka besuar faktit se nga takimet e zhvillura deri tani me presidentin Duka do arrihej një marrëveshje” për të shtyrë kampionatin” për të fituar kohë për të bërë zgjidhjet ka marr përgjigjen se “ne si istitucioni më lartë i futbollit në vend jemi të gatshëm që të japim një zgjidhje, por me këtë situatë, gjendja juaj është e vështirë dhe është pak vonë për reagim”. E kuptuar pak më ndryshe, kjo përgjigje e Dukës është një gjysëm premtim që përket të ardhmes, por jo zgjidhje konkrete. Por jashtë vorbullës të premtimeve nuk mbeten dhe njerzit e politikës dhe deputetët. Ata pasi kanë mbaruar mirë punë në fushata duke përdorur emrin dhe historinë e Flamurtarit, janë shfaqur këto ditë të vështira me premtimin e tyre se: ”në vjeshtë besojnë shumë tek miratimi nga parlementi të ligjit për sportin, dhe zgjidhjet do jenë shumë efikase”. Problemi shtrohet qartë se: A do të marri pjesë Flamurtari i ngakuar me kaq shumë probleme në sezonin e ri futbollistik që fillon pak më pak se dy javë, si një skuadër serioze apo thjesht do të respektojë garën pa marrë parasysh se mund të jetë një nga kandidatet e mundshme për të rënë nga kategoria ? Dhe në këtë rast premtimet e atyre që bëjnë ligje është se zgjidhja mund të vijë pas tre-katër muajve pa marrë parasysh se Flamurtarit i duhen zgjidhje emergjente. Por jo vetëm kaq. Pak kohë më parë u hodh dhe ideja e krijimit të shoqërisë sportive “Vlora Sport” ku do përfshiheshin dhe sporte të tjera. Pak më shumë se një vit më parë krymenistri Rama në një vizitë në klubin Flamurtari, i premtoi presidentit Idrizi se në “Vlorë do të ndërtohej një stadium modern dhe bashkëkohor”. Nga ana e tij Irizi e mbështeti këtë ide dhe u shpreh se ”edhe shoqëria e tij do ishte pjesë e këtij projekti”. Ato ditë u lakuan fortë dhe disa projekte për stadiumin. Dhe të gjitha këto “projekte dhe dëshira” mbëheshin në emrin e asaj se klubi futbollit Flamurtati do të privatizohej shumë shpejt dhe sporti në Vlorë do të shikonte vetëm ditë të mira. Në fakt, deri sot jo vetëm që nuk është hedhur asnjë hap për të bërë realitet premtimin e bërë , por duket se në Vlorë problem i privatizimit të klubit të futbollit, ka mbetur thjesht një argument për konsum publik. Më konkretisht, ka shumë vite që në mbledhjet e këshilit bashkiak të Vlorës kur diskutohet për buxhetet vjetore të kujtohen dhe të thonë :”Do ngrihet një grup për vlersimin e aseteve të klubit futbollit për ta futur në proces privatizimi”. Por kjo që thuhet shpejt harrohet, sepse deri tani jo vetëm që nuk dihet gjë se kush është grupi për vlerësimin e klubit futbollit, por dhe kur pyet se çfarë po bëhet për këtë premtim, të vjen shpejt përgjigjia: ” Rëndësi ka që do të bëhet, por kur do realizohet është tjetër gjë”. E thënë më qartë vetëm dëshira dhe hipoteza që vështirë të besohet se do të realizohen. Duke parë problemin më ndryshe jemi përball një fakti që duhet vlersuar sa nuk është vonë , sepse ajo cka thënë presidenti Idrfizi se në: ”deri në fund të konrtatës në fund të sezonit 2019-2020 do shlyejë detyrimet që kam ndaj lojtarëve dhe stafit drejtues të skuadrës dhe me shumë mundësi do të largohem” mund të ndodh dhe klubi futbollit Flamurtari të bjeri në një krizë finananciare që do ketë kosto të madhe sportive për skuadrën dhe futbollin vlonjatë.Shenjat e para janë kostatuar që në prag të këtij sezoni. Pak muaj më parë presidenti Idrizi duke diskutuar për të ardhmen e klubit mësohet të jetë shprehur qartë kur ka thënë:” Të vendoset të privatizohet klubi dhe të hyjëm në garë dhe njerëz të tjerë dhe kush e bënë më mirë le ta drejtojë klubin”. E përkthyer ndryshe kjo do të thotë se presidenti Idrizi dhe shoqëria e tij kanë besuar se një ditë kjo gjë do ndodhte , ndaj kontratën e sipërmarrjes me klubit Flamurtari e ka rinovuar plotë tre herë me afate dy vjecare. Por e vërteta që besohet tek privatizimi është shumë larg, për të mos thënë se mungon besimi se do të ndodh. Kjo është një arsye më shumë për të besuar se nuk përjashtohet mundësia që në fund të sezonit Idrizi dhe shoqëria që përfaqëson të largohet nga klubi edhe pse ka edhe një vit konrtatë për të zbatuar. Dikush me të drejtë mund pyes:” Bashkia i ka mundësitë ta mbajë me financat e saj klubin e futbollit Flamurtari”? Përgjia është e prerë dhe e shpejt “Janë mundësi minimale”

Së pari buxheti bashkiak për këtë vit është miratuar dhe nuk ka fonde për klubin e futbollit Flamurtari.

Së dyti shpenzimet vjetore për të mbajtur një klub futbolli të Kategorisë Superiore shkojnë në më shumë se një milon euro dhe është vështirë të sigurohen nga buxhetet bashkiake.

Dhe së treti, menaxhimi një klubi futbolli në kushtet e futbollit shqiptar kërkon sicthotë populli me :”Xhepin plotë dhe mendjen top“.

E pra, të gjitha këto duket se po provon tek Flamurtari me të mirat dhe të këqijat e saj shoqëria që përfaqëson Sinan Idrizi këto pesë vjet ku shpenzimeve të tij ju bashkngjitën vetëm premtimet me togfjashin “ Gjërat do të ndryshojën shpejt, rëndësi ka që së bashku kemi bashkpunim të mirë”. Por kur dhe si do realizohet…? Askush nuk ka një përgjigje. Këtyre fjalëve të të tipit premtim populli ju ka vendosur shumë shprehje, por le të zgjedhim këtë:”Premtimi zgjat vetëm ditët, por nuk zgjidh problemin”. Dhe i tillë është sot shembulli i Flamurtarit dhe preblemet që po kalon . Dhe për raste të tilla kur vetëm premton dhe nuk mban fjalën për zgjidhjen e kërkuar në zonat labe përdoret shprehja :

”Me ngadale more xhaxha se të ka rën qylafi në tokë”! Dhe vërtetë ,futbollit në Vlorë i ka rënë qylafi në tokë “!Por më keq akoma , nuk po del një burrë që tja vendosi përsëri në kokë.

Flamurtari nuk ka filluar të organizohet si skuadër, nuk ka nisur stërvitjen me ngarkesë, nuk ka zhvilluar asnjë miqësore, nuk dihen cilët janë futbollistët që do federohen. Klubi ka një “mal“ me detyrime të pashlyera, detyrime të paderdhura për sigurimet shoqërore, detyrime ndaj personave të tretë për shpenzimet e qerave të banesave dhe trajtimit ushqimor, si dhe detyrimet e pashlyera për kontratat e pagave me futbollstët