Moisi Dalipi: Erzeni dhe Lushnja, rigjejnë kreun e klasifikimit

107

NJË SHIKIM MBI KATEGORINË E PARË

Moisi DALIPI

Erzeni dhe Lushnja, rigjejnë përsëri kreun e klasifikimit

Edhe këtë javë, që ishte e pesta për Kategorisë Parë, ndeshjet u zhvilluan në dy ditë, të shtunë dhe të diel. Grupi A, ku rivalitetit për të marr kryesimi i ka mbyllur “llogarit” e kësaj jave brenda ditës shtunë. E veçanta është se Erzeni pas fitores 0-2 me Dinamon dhe Korabi pasi ka marrë barazimin pa gola ndaj Burrelit kanë krijuar një çift simpatik që kryeson grupin A, me nga 10 pikë. Shijakasit e trajnerit Vladimir Gjoni kanë marrë kryesimin në grup pasi kanë fituar në një ndeshje jashtë fushe 0-2, ndaj Dinamos që prek fundin këtë javë. Garë e fortë nga vendi 3-6 në klasifikim, ku ekipet janë grupuar çift me nga 9 dhe 8 pikë, duke i dhënë ndeshjeve të këtij grupi më shumë ritëm dhe motivim. Vetëm 9 gola janë shënuar në pesë ndeshje, me mesataren 1.8 gola për ndeshje. Dinamo mbetet një çështje më vete, edhe pse këtë javë është folur shumë për marrjen e presidencës të klubit nga një grup Italian nga Trieste e Italisë. Rezultatet dhe klasifikimi kësaj jave janë si më poshtë

GRUPI A

Java e pestë, 19.10.2019

Veleçiku 1-0 Egnatia

Tërbuni 1–1 Besëlidhja

Shkumbini 2-2 Kastrioti

Burreli 0-0 Korabi

Dinamo 0-2 Erzeni

RENDITJA

  1. Erzeni 10 Pikë
  2. Korabi 10 Pikë
  3. Besëlidhja 9 Pikë
  4. Kastrioti 9 Pikë
  5. Shkumbini 8 Pikë
  6. Egnatia 7 Pikë
  7. Tërbuni 6 Pikë
  8. Burreli 4 Pikë
  9. Veleçiku 3 Pikë
  10. Dinamo 1 Pikë

Si ndeshje e rëndësishme e këtij grupi ishte takimi Shkumbini –Kastrioti. Barazimi 2-2 duket I ka kënaqur në pamje të parë të dyja skuadra, që me pikën e marrë konsolidohen më mirë klasifikim dhe mendojnë të ndryshojnë ritëm që në ndeshjet e javës ardhshme. Krutanët e kanë mbyllur me fitore me rezultatin 1-2 pjesën e parë, me golat Markut 38`, dhe Bardhit 40`, kurse për vendasit ka shënuar Sadiku në minutën e 45`.Në pjesën e dytë vendasit ka luajtur më mirë dhe më fortë duke barazuar rezultatin në minutën 83` me anë të Ejho. Veleçiku ka gjetur fitoren e parë në pesë javë kampionat, duke marrë tre pikët e para dhe duke lënë vendin e fundit në klasifikim për Dinamon. Një ndeshje shumë e fortë Veleçiku –Egnatia, ku vendasit kanë arritur të fitojnë falë atij goli që shënoi Sasha Rejceviç që në minutën e 31`. Miqtë janë organizuar fort në pjesën e dytë, por kronika nuk iu afroi gol. Tërbuni 1-1 Besëlidhja. Nga një gol I shënuar nga secila skuadër për të marrë vetëm një pikë. Lezhjanët nuk e kanë shfrytëzuar mirë këtë moment jo të mirë që po kalojnë pukjanët, edhe pse kanë kaluar të parët në avantazh me anë të Arsen Hajdarit në minutën e 14`.Vetëm dy minuta më vonë në minutën e 16`, Rigels Dushku barazon në 1-1. Burreli dhe Korabi janë ndarë në barazim pa gola 0-0. Dibranët kishin rastin e penalltisë të parealizuar nga sulmuesi tyre Skuka Dy kundërshtarë, këta të vjetër që dhe në këtë ndeshje kërkuan deri në fund fitoren ndaj njëra-tjetrës. Gjithsesi edhe një pikë në një ndeshje jashtë fushe për Korabin do thotë se vazhdon të jetë bashkëkryesues në klasifikim së bashku me Erzenin. Burreli shënoi kështu barazimin e parë pas një fitore dhe tre humbjesh. Dinamo 0-2 Erzeni. Miqtë që kishin ardhur në këtë ndeshje për të marrë kryesimin e grupit dhe ia dolën ta realizojnë falë dygolëshit të realizuar nga Xhixhua në minutat 33` dhe 55`.Në fushë tek Dinamo italiani Pontreli, kurse në tribunë trajneri po italian Mauro Mazon. Siç duket Dinamo kërkon të tjetërsohet për mirë, por të shikojmë se sa serioz do të jenë grupi italian që përflitet se do mbështesë skuadrën blu. Java e ardhshme pritet të jetë dhe më e bukur, me më shumë garë dhe natyrshëm dhe të papriturat e saj në rezultate dhe klasifikim.

Ja dhe kalendari ndeshjeve të javës gjashtë të Grupit A :

JAVA E 6 –TE /27.10 2019

Kastrioti- Burreli

Besëlidhja –Shkumbini

Veleçiku –Tërbuni

Korabi Dinamo

Egnatia –Erzeni

Në grupin B kishte një ndryshim pozitiv të golave të shënuar, kjo javë e kampionatit Plotë 11 gola të shënuar në pesë ndeshje, ku pesë prej tyre i përkasin ndeshjes të zhvilluar në Peqin, ajo midis Elbasanit dhe Pogradecit. Por kjo javë ka sjellë shënimin e një tripletë nga sulmuesi pogradecar Alillari që tashmë së bashku me Cankën e Lushnjës kryesojnë top-listën e golashënuesve të këtij grupi me 7  gola të shënuar dhe është golashënuesi më i mirë në pesë javë kampionat. Gjithsesi Lushnja pas fitores me Orikun rigjen përsëri kreun e klasifikimit në grupin B.

Rezultatet e kësaj jave dhe klasifikimi e Grupit B janë si më poshtë:

GRUPI B

 Java e pestë 19 dhe 20 tetor 2019

Elbasani 2-3 Pogradeci

Lushnja 2-0 Oriku

Turbina 2-0 Devolli

Iliria 1-1 – Besa

Shënkolli 0-0 Apolonia

RENDITJA

  1. Lushnja 12 Pikë
  2. Apolonia 10 Pikë
  3. Devolli 10 Pikë
  4. Pogradeci 7 Pikë
  5. Besa 7 Pikë
  6. Turbina 7 Pikë
  7. Oriku 7 Pikë
  8. Iliria 4 Pikë
  9. Elbasani 3 Pikë
  10. Shënkolli 3 Pikë

Lushnja fiton me rezultatin 2-0 ndaj ekipit bregdetar të “Orikut”, duke bërë që të rikthehet përsëri në krye të klasifikimit. Ishte një ndeshje e kontrolluar gjatë gjithë kohës nga myzeqarët, të cilët kanë shënuar në 24` me anë të Rucos, pas ekzekutimit të një goditje dënimi dhe nga i zakonshmi golashënues Mikel Canka që në minutën e 52 ` ka kthyer në gol një 11- metërsh. Tre pikë me vlerë për Lushnjën, ndërkohë edhe humbja e dytë radhazi për “Orikun” që po kalon jo momente të mira në fazën e parë të këtij kampionati. Bollëk golash në ndeshjen Elbasani-Pogradeci. Triplete e shënuar nga pogradecari Alillari në minutat 9`. 27` dhe 43` të pjesë parë. Një fitore e vendosur kështu që në pjesën e parë, sepse golat e shënuar në pjesën e dytë nga Nurit 77` dhe Ballës 82`, nuk ka cenuar fitoren e liqenorëve, që me këtë fitore jashtë konsolidohen në mesin e klasifikimit, kurse Elbasani vazhdon të mos njohë fitore dhe të mos  marrë pikë as në fushën e tij.

E shumëpritur ndeshja në Cërrik, ajo midis Turbinës dhe Devollit. Fakti që e bënte interesant takimin ishte që miqtë kishin marrë kryesimin e grupit një javë më parë dhe nga ana tjetër që Turbina e drejtuar nga trajneri me moshë të re Ergi Lubani e që synonte vetëm fitoren në fushën e tij. Dhe fundi ndeshjes i ka dhënë të drejtë cërikasve që me fitoren 2-0, marrin tre pikë me vlerë duke sistemuar mirë në mesin e tabelës të klasifikimit. Miqtë devollinj, që tashmë janë mësuar të jenë të fortë me të fortët dhe të dobët me të dobëtit, kanë treguar se nuk janë në atë nivel që duhet për të qenë kryesues grupi. Në minutën e 21` të pjesës parë Levedi shënon duke mbjell entuziazmin tek publiku vendas. Në të pjesën e dytë Roshi në minutën e 84` ka dyfishuar shifrat e fitores, duke mos lënë vend për të vendosur në diskutim fitoren e tyre të dytë ne pesë javë kampionat. Iliria e Fushë-Krujës i merr barazimin Besës, duke mos lejuar kavajasit me shumë pretendime të ngjitet në klasifikim. Kavajasit kanë shënuar të parët në minutën e 22` me Ohuh, por janë befasuar nga barazimi vendasve në minutën e 56` me anë të Dacit. Fitorja e dytë kjo për fushëkrujasit, të cilët në fushën e tyre nuk falin në rezultat. Shënkolli 0-0 Apolonia. Një pikë për vendasit nga kjo ndeshje që nuk do thotë shumë, kur mbyllin klasifikimin e grupit në vendin e fundit. Për fierakët dy pikët e lëna në këtë ndeshje do thotë shumë, sepse është një skuadër që pretendon hapur kreun e klasifikimit, kur në këto pesë javë s’e ka arritur një gjë të tillë. Gjithsesi janë luajtur vetëm pesë javë nga kampionati dhe javët e ardhshme do të përcaktojnë shumë gjëra në ecurinë e skuadrave, performancën dhe objektivat e tyre. Në javën ardhshme për Grupin B do të kemi këto përballje :

JAVA E 6 –TE /27.10 2019

Oriku –Turbina

Besa –Shënkolli

Devolli –Iliria

Elbasani –Lushnja

Pogradeci-Apolonia