Moisi Dalipi: Dibranët duan shkëputjen, Myzeqarët në krye

101

Kategoria e Parë

Dibranët kërkojnë shkëputjen, myzeqarët mbeten në krye edhe kur humbasin

Ndeshjet e javës të shtate të Kategorisë Parë i zhvilluan takimet e tyre përsëri në dy ditë, të shtunë dhe të diel. Grupi A, ku rivalitetit për të marrë kryesimi i ka mbyllur “llogaritë” e kësaj jave ditën e djeshme me ndeshjen Dinamo-Kastrioti. E veçanta është se Korabi pasi ka fituar me rezultatin 1-2 ndaj Erzenit, ka përforcuar pozitat në kreun e grupit dhe po tenton shkëputjen. Në grupin B, Lushnja mbet në krye të grupit edhe kur humbet. Në grupin e parë dibranët me perfomancën e treguar duket qartë që synojnë rikthimin pas tre sezoneve në Kategorinë Superiore. Tani malin e Korabit e vëzhgojnë nëntë skuadrat e tjetra që janë pas tyre. Dhe që nga vendi i parë tek i gjashti në këtë grup skuadrat i ndajnë nga një deri në shtatë pikë. Në këtë grup janë shënuar në pesë ndeshje 15 gola, si asnjë herë tjetër në tre javët e kaluara. Të gjitha ndeshjet kanë prodhuar gola. Përveç ndeshjes Kastrioti-Tërbuni, të katër ndeshjet e tjera kanë prodhuar gola. Rezultatet dhe klasifikimi kësaj jave si dhe kalendari ndeshjeve të ardhshme është si më poshtë:

GRUPI A

(Java e Shtatë)

02-03 nëntor 2019

Erzeni 1-2 Korabi

Dinamo 0-2 Kastrioti

Burreli 2-0 Besëlidhja

Shkumbini 1-2 Veleçiku

Tërbuni 3-2 Egnatia

RENDITJA

  1. Korabi 16 Pikë
  2. Kastrioti 15 Pikë
  3. Besëlidhja 12 Pikë
  4. Erzeni 11 Pikë
  5. Tërbuni 9 Pikë
  6. Veleçiku 9 Pikë
  7. Egnatia 8 Pikë
  8. Shkumbini 8 Pikë
  9. Burreli 7 Pikë
  10. Dinamo 1 Pikë

 

Java e tetë, 09.11.2019

Kastrioti-Erzeni

Besëlidhja –Dinamo

Veleçiku –Burreli

Tërbuni-Shkumbini

Egnatia -Korabi

Si kryendeshje e këtij grupi ishte takimi Erzeni-Korabi e zhvilluar në Shijak. Dibranët kanë fituar me rezultatin 1-2, dhe golat e shënuar nga Xhulio Skuka në minutën e 35` me penallti dhe të Reçit në minutën 60`, kanë sigluar fitoren e shumë pritur për skuadrën dibrane. Vendasit që kishin ardhur në këtë ndeshje pas disa ndeshjeve pozitive me golin e shënuar nga Rramilli në minutën e 44`, vetëm kanë barazuar përkohësisht rezultatin, sepse miqtë dibranë në të dytën janë treguar më të saktë në lojë dhe në administrimin e fitores, duke shkurtuar avantazhin e vendasve, me administrimin e mirë të lojës. Që në pjesën e parë ndeshja është tensionuar dhe janë përdorur grushtet, ku lojtari vendas Kacmolli që nga stoli bëhet protagonist i një zënke që sjell dhe ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta. Plot 8 kartonë të verdhë në këtë ndeshje, çka tregon se gara sa vjen dhe bëhet më e fortë, por dhe e ashpër. Tashmë për Korabin fjala humbje është harruar diku në javën e parë. Gjithsesi, grupi po tregon dëshirë dhe ambicie, çka e bën trajnerin Dorian Bubeqi të bëjë llogaritë mirë që javën e ardhshme në transfertë përball Engatias. Shkumbini pranon humbjen në fushën e tij 1-2, duke vështirësuar pozitën, por dhe pozicionin e trajnerit Branica që ka shprehur rezerva deri në dorëheqje. Golat janë shënuar nga Mustafraj në minutën e 16` për vendasit dhe Barashuaj 61`, Hoxhaj 91` për miqtë. Tërbuni fiton 3-2 në fushën e tij ndaj Egnatias, duke u pozicionuar në vendin e pestë me 9 pikë, Egnatia ende nuk po shijon sukses në ndeshjet jashtë fushës së saj Golat mbajnë autorësinë e Selenicës 81, Dushkut 57`dhe Hysenit 70` për vendasit dhe Gjoka 68` dhe Jaupaj 94`e bënë që kjo ndeshje të jetë më e pasura me gola në grupin A. Besëlidhja bie në Burrel, ku humbet 0-2 dhe humbet mundësinë për të t’iu afruar Korabit. Dy golat e shënuar nga Aldo Mitraj në minutat 55` dhe 75`, kanë mjaftuar që kjo ndeshje të fitohet dhe skuadra të marrë tre pikë me vlerë, për t’iu larguar sa më shumë vendeve të fundit në klasifikim. Ndeshja që mbylli javën ishte ajo midis Dinamos dhe Kastriotit. Krutanët kanë shënuar që në minutën e 30` me anë të Ajazit, çka do të thotë se fitorja është sigluar që këtu. Por në minutën e 93` Daci dyfishon rezultatin e fitores. Skuadra krutane tashmë me këtë fitore jo vetëm që nuk njeh humbje deri tani, por është një pretendente serioze për t’u rikthyer në Kategorinë Superiore. Dinamo, nuk tregoi asnjë nga vlerat e saj. Telenovela me president dhe trajnerë italianë, meriton diçka tjetër të veçantë në analizën dhe shkrimet sportive në gazetën “Telegraf”

Në grupin B, varfëri golash të shënuar, në këtë javë të kampionatit. Vetëm 7 gola të shënuar në pesë ndeshje. Por kjo javë ka qenë e pasur në drejtim të ndëshkimeve, sepse në shume ndeshje ka shumë ndëshkime, çka nënkupton ashpërsi dhe jo garë në fushat e lojës. Edhe pse humbet në fushën e saj ndaj Pogradecit, përsëri Lushnja nuk e lëshon vendin e parë në grup. Liqenorët e trajnerit Abazaj fitojnë bukur dhe e bëjnë garën interesante. Devolli fiton jashtë dhe kap vendin e dytë. Gjithsesi rezultatet e kësaj jave, klasifikime dhe kalendari ndeshjeve të ardhshme është si poshtë:

GRUPI B

( Java e shtatë 02.11.2019)

Lushnja 0-1 Pogradeci

Apolonia 1-1 Besa

Iliria 1-1 Oriku

Turbina 1-0 Elbasani

Shënkolli 0-1 Devolli

RENDITJA GRUPI B

  1. Lushnja 15 Pikë
  2. Devolli 13 Pikë
  3. Pogradeci 13 Pikë
  4. Apolonia 11 Pikë
  5. Oriku 11 Pikë
  6. Turbina 10 Pikë
  7. Besa 8 Pikë
  8. Iliria 8 Pikë
  9. Shënkolli 6 Pikë
  10. Elbasani 3 Pikë

 

Java e tetë, 09.11.2019

Devolli-Apolonia

Oriku –Shënkolli

Elbasani-Iliria

Lushnja -Turbina

Pogradeci –Besa

 

Kryendeshja e këtij grupi Lushnja-Pogradeci kishte ngjallur interesim të jashtëzakonshëm për vetë pozitat që kishin të dy skuadrat në klasifikim Një ndeshje që dhuron spektakël, por me fitues miqtë liqenorë. Dhe kur pritej të shënonte Lushnja, sulmuesi miqve Alillari gjen golin e suksesit, që është dhe 7 për të në këto javë kampionati. Edhe pse goli miqve ka ardhur në minutën e 45` të pjesës parë, vendasit nuk mundur të barazojnë në të dytën. Canka në këtë ndeshje, nuk shënon për herë të parë në këto shtatë javë, por e ruan kryesimin e golashënuesve me 8 gola. Pjesa e dytë kishte ekuilibër, por jo gola. Gjithsesi, Pogradeci i shkakton humbjen e dytë deri tani Lushnjes që vazhdon e ruan vendin e parë në grup me 15 pikë. Apolonia 1-1 Besa. Ka qenë një penallti në fund të ndeshjes për vendasit, por e kontestuar fort nga kavajasit që ka vendosur barazimin e rezultatit. Besa pasi ka mbyllur pa gola pjesën e parë, ka kaluar në avantazh që në minutën e 51` me anë të Carës, duke iu dhënë vendasve një “leksion “goli. Pas pësimit të golit Apolonia kujtohet se ndeshja nuk duhet dorëzuar kaq lehtë. Pas shpërdorimit të disa rasteve. gjen diku në fund të ndeshjes. në minutën e 89` momentin ku Gjata në dyluftim me Zeqirin fiton atë 11-metërsh që kthehet në gol nga Hysenshahaj. Një pikë që nuk kënaq jo vetëm vendasit që mendojnë të rriten në klasifikim, por dhe miqtë e Besës që mendonin se kjo ndeshje do ishte autokritika më e mirë për ta, pas paraqitjes zhgënjyese të një jave më parë. Iliria nuk shkon më shumë se barazimi 1-1 me Orikun në fushën e saj. Një ndeshje e luftuar deri në fund nga të dyja palët, por që prodhon vetëm dy gola, që sjellin barazimin. Të parët kalojnë në avantazh bregdetarët me anë të Capoj, në minutën e 48`, kur përfiton nga një gabim i mbrojtjes. Vendasit kanë barazuar në minutën e 56` me anë të Doçit, ndërkohë që shtylla iu ka mohuar golin e fitores. Me këtë barazim vendasit nuk po shijojnë ende fitoren në shtëpi. Ndeshje “derbi” në Cërrik, ku Turbina 1-0 Elbasani. Dhe fitorja për vendasit ka ardhur në in ekstremis në minutën e 93` me anë të Levedit, Ndeshje hapur, me shumë luftë sportive, siç përshkruhen ndeshje të tilla. Fiton Turbina dhe fundoset në fund Elbasani. Vetëm 3 pikë në renditje për elbasanllinjtë që me sa duket e kanë të vështirë të përshtaten me Kategorinë e Parë. Skuadra e Turbinës e drejtuar nga trajneri ri Ergi Lubani, nga java në javë kërkon të gjej më mirë vetveten. Devolli bën surprizën përsëri, ku fiton jashtë fushës tij 0-1 ndaj Shënkollit dhe merr tre pikë që duhen shumë për t’u ngjitur në vendin e dytë në klasifikim. Kështu Shënkolli që javën e kaluar ka befasuar me atë fitore ndaj Besës ka rënë këtë javë në fushën e tij. Dhe gjithçka është fiksuar që në minutën e 6`, kur Ivani shënon për miqtë. Pjesa tjetër e ndeshjes nuk ka sjellë gol, edhe pse vendasit e kanë kërkuar fort barazimin. Kështu është mbyllur java e shtatë, me shpresën se java e tetë do jetë më ndryshe, me më shumë garë dhe, pse jo dhe me surpriza dhe rezultate. Po zhvillohet një kampionat i çuditshëm, ndaj asgjë nuk përjashtohet.