Moisi DALIPI: “Derbi “ kryeqytetit dhe ritmet e “valsit” të bankinave

526
Sigal

 

Moisi DALIP: “Derbi “ kryeqytetit dhe ritmet e  “valsit” të bankinave

-Lerda , Shkëmbi dhe Marantas  janë “kurbanët” e drejtimit-

– Për  herë të parë  në historin  e kamponateve shqiptare një ndeshje “derbi” ka të pranishëm 19,032  tifozë-.

Tashmë  na është bërë e zakonshme të dëgjojmë që pas rezultateve jo pozitive të shkarkohet trajneri skuadrës. Në futbollin shqiptar ky po kthehet në një virus më vete , ndaj nuk bënë shumë përshtypje pse ndodh kështu. Kjo është   dhe arsyeja që   shpesh  këto  lëvizje i quajnë dhe “valsi” pankinave . Deri tani  këtë sezon janë shkarkuar plotë nëntë  trajnerë .Kështu ka ndodhur  me Anesti  Gjokën tek Kukësi,Sulejman  Starovën tek Laçi ,Ardi Memën dhe Julian Ahmataj tek Tirana ,Klodian Duron dhe  Jorgo Marantas  tek Luftëtari ,Dritan Sadetinin tek Flamurtari dhe tani së fundmi  pas ndeshjeve të kësaj jave me Frako Lerdën  tek Partizani, Bledi Shkëmbin tek Teuta  dhe Marantas  tek Luftëtari .Një rekord më vete ky  , ku shkarkohen tre  trajnerë  njëkohësisht . Kështu vetëm Skënderbeu , Vllaznia dhe Bylis janë skuadrat që  deri tani janë  jashtë këtij “valsi” ,sepse  tek të  shtatë ekipet e tjera   jo vetëm që ka ndodhur kështu , por duhet thënë se janë bërë ustallarë të inteprietimit të  këtij lloji “valsi “.Një temë  më vete kjo , që duhet trajtuar vecmas në  numërat e ardhshëm të gazetës  Telegraf .  Dhe le ta fillojmë këtë shkrim me  ndeshjen “derbi” të kryeqytetit , asaj midis Partizanit dhe Tiranës , ku një javë më parë  tek bardheblut  trajneri Ahmataj   dhe tani tek   partizanasit Lerda janë dy trajnerët  që përjetuan ritmet  e “valsit” para dhe pas ndeshjes “ derbi” .Kështu  ndeshja e parë përuruese e kampionatit  shqiptar në impantin modern të  futbollit tonë  ju besua  dy skuadrave   tona më të mira , Partizani   dhe Tirana .Të dy skuadrat në “panairin” e këtij stadium  sollën dhe 82 trofet e fituara së bashku në 81 sezonet futbollistike të zhvilluara në historin e futbollit shqiptar.Po të shikosh me kujdes  muzeun e përgatitur në këtë stadium   apo fotot e vendosura në vendet e dukshme të sallave dhe koridoreve të tribunës qëndërore do gjesh  figura dhe   kujtime  nga futbollistët e Partizanit dhe Tiranës që në vite e dekada kanë bërë emër në futbollin shqiptar.Bashkohorë janë po kështu   tribunat , fusha dhe cdo aksesorë tjetër që plotëson mirë dhe bukur kornizën artitekturore të kësaj “shtëpie të re të  futbollit shqiptar”. Dhe ka  qënë një ndeshje “derbi” disi jubilar ai  midis Partizanit dhe Tiranës  , kjo ndeshje  e zhvilluar këtu , sepse  mbante  numërin 155 të saj.Dhe  tifozeria e kryqytetit  dhe  jo vetëm ajo  i është përgjigjur kësaj ndeshje me pjesmarrjen e saj  masive në stadium . Dhe kanë qënë plotë  19,032 të pranishëm në stadioum që kanë ndjekur këtë ndeshje.E pra,  për herë  në historin e kampionateve shqiptare një ndeshje “derbi” sic janë ato Partizani –Tirana ndiqen nga kaq shumë të pranishëm në stadium.Ndoshta ka ardhur moment  që dhe ndeshjet e kam;pionatit tonë të harrojën boshatisjen që po pësojën stadiumet tona. E vështirë që ndodh ky fakt  , sepse të nesërmen e kësaj ndeshje  ballfaqimet e  kësaj jave treguan të kundërtën dhe  atë që nuk dëshirojëm , pak shumë pak  tifozë në stadiume .Dhe “rekordin” e mbvan Vlora , kun ë ndeshjen Flamurtari –Bylis nuk ishin më shumë se 100 tioz në stadium .Po kështu dhe në Lac  e Korcë   dhe Elbasan .  Cilësia e kampionatit dhe vetëm ajo po largon  tifozët   nga stadium. Dhe meqënse jemi këtu le të komentojëm pak ndeshjen “derbi”Partizani –Tirana.Fitoj Tirana me rezultatin 1-2 ,  me gola të shënuar  për bardhelbut nga Batha  në minutën e 8` dhe Kobinah të 901 , kurse për partizanasit  ka   barazuar përkohsisht Bardhi në minutën e 10`.Kështu Me këtë fitore Tirana harron dicka nga  problemet në drejtim të skuadrës , por kthehet tek fitorja e ndeshje të  nivelit të tillë me Partizanin pas  plotë 5 vjet , 10 muaj  dhe  6 ditë  nga  7 shkurti  i  vitit 2014  kur  argjentinasi Gilberto Fortunato do tju jepte fitoren bardhebluve të Tiranës .Dhe kishte  gjatë Tirana që “agjëronte” për këtë fitore, që për herë të parë drejtohet në një ndeshje “derbi” nga  ish portier i saj siç është rasti  nigerianit Egbo .Gjithsesi , me këto tre pikë të fituara Tirana lëviz diçka deri në mesin e tabelës klasifikimit. Partizani humbi edhe në këtë ndeshje me rezultatin 2-1 .Dhe është humbja e dytë rradhazi me po këtë rezultat, pas asaj me Bylisin  në javën e kaluar. Nuk ka  i ka ndodhur kështu asnjë herë  Partizanit në  këto 15 javë kampionat, ndaj   skuadra duhet të marrin përgjegjësit , për të ndryshuar gjëndja  sa nuk është vonë , ndryshe do të jetë e vështirë  rikthimi në krye të klasifikimit .Por kjo ndeshje “derbi” e humbur nga Partizani  , I ka hapur rrugën  Kukësit dhe Laçit që fitoret tenistike me rezultatet e thella 4-0 ndaj Teutës dhe Luftëtarit kanë marr kryesimin,duke formuar një dyshe tepër simpatike të këtij kampionati , që  me sa duket do kërkojën titullin  kampion. Gjithsesi le të ndjekim  rezultatet e kësaj jave  dhe klasifikimin :

 

JAVA E 15 –TE ( 13 DHE 14   DHEJTOR 2019 )

Partizani 1– 2 Tirana

                ( Bardhi 10`/ Batha 8`, Kobinah 90`.)    

Laci 4-0 -Luftëtari

      (Xhixha 17`, Nëabyeze 43,Guimaresh 53` dhe 72`)      

Flamurtari  2-2 -Bylis

                     (Sukaj 17` , K.Nebiu 87`/Guido44`,60`)

Skënderbeu 0-1 Vllaznia

                             ( Shtupina 66`)                           

Kukësi 4-0 Teuta

,          ( Shkurtaj  31`, 68` (11m), Abazaj 74`, Ethemi  94` (11 m) 

KLASIFIKIMI

1   KUKËSI            15              27  Pikë

2.LAÇI                     15           25 Pikë

3 PARTIZANI           15          25 Pikë

4..BYLIS                     15          24 Pikë

5.VLLAZNIA             15         22 Pikë

6.TIRANA                 15          22 Pike

7,TEUTA                   15          22 Pikë

8.SKËNDERBEU    15          20 Pikë

  1. LUFTËTARI 15             8  Pike

10 .FLAMURTARI    15          6 Pikë

Kështu kjo javë  prodhoi  16 gola ,ku çdo ndeshje kishte kronikat e saj të golave të shënuar .Këtë shifër të golave të shënuar  Kategoria Superiore nuk e kishte regjistruar në asnjë nga javët e saj. Dhe merita ju takon  dy kryesuesëve Kukësit dhe Laçit që me 8 golat e shënuar  , po ju tregojën ekipeve të tjera, se futboli  që luajën  kërkon  fitore me sa më shumë gola të shënuar .Kjo është arsyeja që yop-listën e golëshënuesve më mirë  kanë dal nga këto dy skuadra Nëabueze   Laçit me  14 gola dhe Shkurtaj i Kukësit me  10 gola të shënuar. Kukësi i mësuar tashmë të “emigrojë” nga stadiumi  në stadium për të zhvilluar ndeshjet  ,   këtë rradhë ka fituar thellë 4-0 me Teutën ku tre nga katër golat janë shënuar me penallti në këto minuta Shkurtaj  31`, 68` (11m), Abazaj 74`, Ethemi  94` (11 m).Një  humbje  që i ka kushtuar  largimin nga drejtimi trajnerit të  bregdetatarëve  Bledi Shkëmbit. Kështu Kukësi trajnerit Duro merr  kryesimin , duke treguar forcë , dëshirë dhe objektiv  të qartë  për garën për titull kampion. Laci   vazhdoi përsëri  serin e fitoreve, që është e gjashtë rradhazi ,cka do thotë se me trajnerin Armando Cungu e ka lënë pas “epokën Starova” dhe tani nga vendi dytë paralajmëron gjithëkënd se do kenë të vështirë me  këtë skuadër në ballafaqimet reciproke.Këtë  rradhë “viktima” e tyre ishte Luftëtari që  për cudi  shpreson  tek mbijetesa , po tani pa  trajnerin  grek Maratans  . Katër gola të shënuar nga lacjanët dhe asnjë  i pësuar, ku Nwabueze gjen përsëri golin  duke  shkuar në kuotën e 14 golëve të shënuar . Xhixha 17`, Nëabyeze 43,Guimaresh 53` dhe 72`  janë autorët e golave të shënuar , ku përvec të zakonshëmeve bie në sy  me dygolshin e shënuar futbollisti huaj Franca Guimaresh . Java e ardhshme do ruaj  një  superndeshje   larg kryeqytetit  ,atë midis Bylisit dhe Laçit. Dihet që do jetë një provë e fortë për të dyja skuadrat , për të parë dhe treguar se sa  të afta janë të vazhdojnë fortë garën për të kapur  kryesimin në klasifikim. Nëqoftëse Laçi po kryen si duhet detyrën në këto javët e fundit , nuk po ndodh kështu me Bylisin  ,i cili atë fitore me shumës vlerë të javës kaluar me  Partizanit  , duket se ka  zhvlersuar jo pak  me barazmin  2-2  në Vlorë  me Flamurtarin e vendit  të fundit. Vlonjatët që nuk ju besohet se  deri tani janë kanidatët e konfirmuar  për  të rën nga Superioria kanë marr barazmin e gjashtë  nga tetë ndeshjet që kanë zhvilluar deri tani në fushën e tyre. Pas Tiranës , Lacit, Partizanit ,  Vllaznisë dhe Lufëtarit  ka qënë rradha e Bylisit ta provonte  këtë gjë në Vlorë   Sukaj 17` , K.Nebiu 87` për vendasit  dhe Guido në  44` dhe 60` për miqtë  janë autorët e golave në këtë ndeshje , që ndryshde nga dy ndeshjet e tjera ku shënuan po kaq  gola, nuk ka fitues të ndeshjes.Skënderbeu 0-1 Vllaznia ! Korcarët  humbasin përsëri  si një javë më parë  dhe po përsëri  si një javë më parë fitojën shkodranët nqë një ndeshje jashtë fushës tyre .Shtupina me golin e shënuar në minutën e 66 `të ndeshjes , i ka dhënë Vllaznisë fitoren e kërkuar për tu ngjitur në vendin e pestë në klasifikim .Skënderbeu që po habit fortë këtë kampionat me ulje- ngritjet ,ende nuk po fiton qëndrushmërin që i duhet për të treguar vlerat e një skuadre  elitare . Gjithsesi deri në fund të vitit priten të zhvillohen dhe dy javë kampionati  ,ato të javës 16 dhe 17  ,duke filluar që nga ndeshjet e javës   rradhës që do jenë si poshtë:

         JAVA E 16 –TE ( të mërkurën, 18   DHEJTOR 2019 )

           BYLIS  -LACI                 ora 13.00

       TIRANA –FLAMURTARI         ora  16.00

        LUFTËTARI-SKENDERBEU  ora 13.00

        TEUTA-PARTIZANI                 ora  16.00

         VLLAZNIA –KUKËSI              ora  13.00