Modriç një rast unik për ‘Topin e Artë’, asnjëherë më parë fituesi jashtë listës me 30 kandidatë

93

Luka Modriç është fituesi në fuqi i Topit të Artë teksa arriti në vitin e kaluar të mposhte dhe t’i jepte fund hegjemonisë 10-vjeçare të Mesit dhe Kristiano Ronaldos.

Kroati u vlerësua për atë çka bëri me Kombëtaren në Botëror, duke e udhëhequr deri në finale, por edhe për Champions-in e fituar me Realin. Megjithatë, sezoni pasues nuk do të ishte nga më të mirët për Modriç.

Rendimenti i 34-vjeçarit ka rënë ndjeshëm, ndërsa me madrilenët nuk triumfoi në asnjë kompeticioni. Kështu, në listën e 30 kandidatëve të këtij viti për Topin e Artë, mungonte emri i Luka Modriç.

Një rast unikal pasi asnjëherë më parë në historinë e këtij çmimi, fituesi nuk mbetej jashtë listës me 30 kandidatë.

Megjithatë, gjithmonë ka një herë të parë, dhe tashmë mbetet për t’u parë se kush do të pasojë Modriç në këtë çmim, teksa pretendentët kryesorë janë Van Dajk, Ronaldo dhe Mesi.