Mjeku i Brazilit i habit të gjithë: Marcelon mund ta ketë dëmtuar…dysheku

476
Sigal

Marcelo është padyshim një pjesë kryesore e Brazilit të sotëm. Mbrojtësi i majtë i futi të gjithë në panik në ndeshjen ndaj Serbisë, pas dhimbjeve të minutës së 10’ që e detyruan të braktiste fushën e lojës për ti lënë vendin Felipe Luisit. Pas ndeshjes Marcelo pranoi se ishte nje frikësim, megjithëse duhet pak kohë për të vërtetuar dëmtimin.

Ajo që është konfirmuar është se nuk është diçka e rëndë. “Duhet të presim 24 orë. Marcelo po luante normalisht dhe më pas u mbërthye në shpinë, si ngërç. Muskujt stabilizues të shtyllës kurriozore mund të kenë ngrirë. Zakonisht këtë problem e sjell ndërrimi i dyshekut. Në Moskë ai flinte në një dyshek të butë, dhe ndërrimi i tij mund ti ketë sjellë probleme. Gjithsesi sinjalet që kemi marrë janë pozitive”, shprehet mjeku i kombëtares braziliane.