Mirel Josa: “Vendoset në Korçë, jo në Odesa”

87

LIGA E EUROPËS/ Trajneri i Skënderbeut paralajmëron ukrainasit e Çernomoretsit: “Kemi ardhur për të fituar”

Trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa, i “trembi” mediat ukraianase, kur tekniku i kampionëve të Shqipërisë tha se, ka ardhur me synimin për ta fituar takimin me Çernomoretsin dhe të përsërisë suksesin e Kukësit me Metalurgun e Donteskut. Josa ua ka bërë të qartë ukrainasve se e njeh mirë kundërshtarin dhe forcën e tij, por skuadra e tij nuk druhet dhe do të kërkojë më të mirën. “E kam studiuar Çernomoretsin në disa video dhe është e qartë që bëhet fjalë për një skuadër shumë të fortë. Tani i dimë lojtarët kryesorë, unë do të veçoja Antonion dhe Rieran, plus që këtu luajnë edhe dy lojtarë të kombëtares së Shqipërisë, Vangjeli e Bakaj”, tha Josa. “Çernomorets është skuadër shumë e ekuilibruar dhe kompakte, por ne kemi ardhur këtu për të marrë rezultat pozitiv. Duam të kualifikohemi dhe një rezultat këtu do të ishte një hap i madhe, edhe pse besoj se do të duhen të dyja ndeshjet për të vendosur se kush do të shkojë në fazën e grupeve”. Skuadra nga Odesa është e njohur për ambientin futbollistik shqiptar, pasi me të luajnë dy lojtarët e Kombëtare sonë, mesfushori Elis Bakaj dhe mbrojtësi Kristi Vangjeli, ky i fundit është nga Korça, duke e bërë më tërheqëse këtë sfidë. Në fakt, nëse Teuta do të kalonte moldavët e Daçia Kishinaut në turin e parë do të ndeshej me Çernomoretsin, por fati e deshi që ukrainasit të përballeshin me një ekip shqiptar në turin e katërt të Ligës së Europës, apo në “play-off”. Gjatë rrugës për në “play-off”, Çernomoretsi eliminoi në turin e dytë, Daçia Kishanau (Moldavi) me rezultatin e përgjithshëm 3-2 (2-0, 1-2) dhe në turin e tretë, Crvena Zvezdën (Serbi) me rezultatin e përgjithshëm 3-1 (3-1, 0-0).

Liga e Europës

Faza “play-off”

Sot, 22 gusht 2013

Kukësi- Trabzonspor        19:30

Çernomerts-Skënderbeu      20:30

29 gusht 2013

Kukësi-Trabzonspor         29.08

Skënderbeu-Çernomorets     29.08

Bilanci me ukrainasit

Ka vetëm një precedent me ekipet ukrainase. Pikërisht, ai Kukësi-Metalurg Dontesk. Secila skuadër ka firuar nga një ndeshje: Kukësi fitoi në “Qemal Stafa” 2-0, Metalurg fitoi 1-0 në Dontesk.

 * *  

Partizani, 90 minuta skema futbolli

 Partizani e ka marrë shumë seriozisht përfaqësimin në Kategorinë Superiore. I rikthyer pas një mungese prej katër sezonesh në elitën e futbollit shqiptar, 15 herë kampionët e Shqipërisë jo vetëm që kanë zhvilluar një merkato cilësore dhe të madhe në numër futbollistësh, por bënë edhe një fazë përgatitore shumë serioze në Greqi. Trajneri me përvojë, Hasan Lika, synon harmonizimin sa më të shpejtë dhe më të mirë të gjitha reparteve. Për këtë ish-trajneri i Kombëtares U-21, nënkampion me Partizanin dhe Teutën, zhvilloi dje në ambientet e “Lion Park” një analizë të zgjeruar të bollshme me skema taktike. Sipas burimeve nga klubi i kuq, këto janë rreshtimet taktike me të cilat Partizani do të përballojë sezonin e ri që do të nisë, më 31 gusht. Për rreth 90 minuta, lojtarët u informuan në lidhje me dinamikat e ndryshme, në situata loje teorike. Ndeshja e parë e Partizanit është ajo me Kastriotin në Krujë. Së fundit, Partiani i ka bërë ofertë mesfushorit aktual të Dinamos, Julian Lluka, i cili ka luajtur edhe për Luftëtarin në Superiore.

  Trajneri i Çernomoretsit: “Luajnë me shumë kujdes dhe janë të organizuar shumë mirë në mbrojtje”

 Grigorçuk: “Skënderbeu, luan futboll kombinativ!”

 Trajneri i Çernomertsit, Roman Grigorçuk, tregoi respektin maksimal për Skënderbeun, gjatë konferencës së tij në prag të ndeshjes së parë midis dy ekipeve, të vlefshme për fazën “play-off” të Ligës së Europës. “Unë nuk mund të them se, për çfarë duhet të tregojmë kujdesin maksimal por, ne jemi të përgatitur shumë seriozisht për ndeshjen. Ne do të përpiqemi që, të jemi sa më të përqendruar, të mos ta humbasim iniciativën, duke ditur edhe nivelin e kundërshtarit që do të kemi përballë. Për mua një gjë është e qartë, ne do të luajmë kundër një ekipi kampion (të Shqipërisë). Ka shtete që janë të avancuar në termat e futbollit, ka disa që janë më pak. Por, me ekipet kampione të çdo vendi kjo logjikë nuk shkon. Dhe Skënderbeu nuk bën përjashtim. Ne duhet të dalim nga stereotipi i lojës, duke e kuptuar qartë se do të luajmë kundër një ekipi serioz. Ai ka luajtur me klube shumë të forta: Neftçi i Bakut dhe Shahker i Karagandës, ky i fundit mundi dje (të martën) Sëlltikun. Pra, me kundërshtarë shumë seriozë. Nuk do të doja të dëgjoja më pyetje në lidhje me këtë argument”, – tha Grigorçuk. Gjithsesi, trajneri i Çernomertist ndryshoi “nuancën” e përgjigjeve, kur ai pyet nëse kishte frikë nga kundërshtari shqiptar. “Jo, ne nuk kemi aspak frikë nga kundërshtari. Ne i dimë forcat tona, Çernomerets nuk është një ekip i dobët, ne kemi një farë niveli. Por, kjo nuk na jep neve garanci në ballafaqimin e ardhshëm me Skënderbeun. Kemi përpara dy ndeshje që, duhen fituar. E përsëris, nuk kemi frikë. Kemi respektin maksimal për kundërshtarin dhe kemi një motivim të jashtëzakonshëm të vetja jonë, kemi mobilizim, përqendrim dhe trajnimin e duhur”, – shtoi ai. Trajneri foli edhe për situatën që mbizotëron në ekipin e tij. “Në përgjithësi, kemi pasi ndryshime pozitive me ardhjen e lojtarëve të rinj në ekip. Cilësitë, edukimi, sjellja dhe psikologjia e tyre janë në nivele të lartë. E njëjta vlen edhe për ‘veteranët’ e Çernomoretsit, të cilët kanë kontribuar në faktin se tani nga ana mentale jemi më të fortë. Kjo është parë veçanërisht në ndeshjet kundër Crvena Zvezdës (së Beogradit). Sigurisht, që patëm disa momente të dobëta kundër Daçias (Moldavi), por ajo tani i kalon së kaluarës”. Tekniku ukraianas tha se, do të bëjë disa ndryshime në formacion në raport me ndeshjen kundër Arsenalit të Kievit në kampionatin ukrainas. “Janë të pashamngshme. Do të luajnë ata që janë më në formë, pasi kjo ndeshje (me Skënderbeun) është shumë e rëndësishme. Do të bëjmë një analizë, do të marrim më pas të dhënat e testit mjekësor dhe më pas do të vendos për formacionin”. Grigorçuk pranoi se, kishte mbledhur mjaftueshëm informacion në lidhje me Skënderbeun. “Çdo vend ka specifikat e tij në futboll. Unë nuk dua të flas për futbollin shqiptar në përgjithësi. Ne jemi të interesuar për një kundërshtar të veçantë. Kj nuk do të thotë së ky është futbolli shqiptar,r, por të luash kundër ekipit kampion, do të thotë jo pak. Ne kemi shumë informacion rreth Skënderbeut. Sot (dje) ne do të bëjmë disa ushtrime teorike, me qëllim që të mësojmë më shumë rreth lojtarëve të kundërshtarit tonë. Të flasësh për ta në një konferencë shtypi, e konsideroj jo të përshtatshme”. I pyetur në lidhje me sistemin e lojës që zhvillon skuadra korçari, bosi i bankinës së ekipit ukrainas u shpreh: “Të jeni të bindur, Skënderbeu nuk luan një futboll primitiv. Ata kanë ekuilibër si skuadër dhe bëjnë shumë aksione kombinative, si dhe kanë lojtarë të shpejtë të cilët e njohin mirë lojën me top. Janë një ekip i organizuar. Në ato ndeshje që, unë kam parë, shqiptarët luajnë me shumë kujdes, janë të organizuar shumë mirë në mbrojtje. Me aftësitë që kanë lojtarët e tyre, dua ta ritheksoj se kemi të bëjmë më një kundërshtar shumë serioz”. Grigorçuk bëri thirrje, për mbështetjen e tifozëve, çka do t’u jepte atyre më shumë forcë për të treguar futboll dhe të arrinin objektivin e tyre. Sadiku i thotë “PO” Shqipërisë Më në fund ka ardhur përgjigja e shumëpritur nga futbollisti kosovar Loret Sadiku. Qendërmbrojtësi i njohur ka vendos përfundimisht se ngjyrat e cilit shtet t’i mbroj në vazhdim të karrierës. Sadiku ka deklaruar ekskluzivisht për Arenën se e ka refuzuar Përfaqësuesen e Suedisë, ngase zemra e tij ‘rrah’ kuq e zi. 22-vjeçari me krenari thotë se ka vendos t’i mbrojë ngjyrat e Kombëtares së Shqipërisë. Futbollisti ekipit suedez Helsingborg thotë se nuk dëshiron të dëgjojë më për Përfaqësuesen e shtetit skandinav, por dëshiron të përqendrohet në dy sfidat e radhës që e presin Shqipërinë – ndeshjet me Slloveninë e Islandën. Ai beson se përzgjedhësi i kuqezinjve, Gianni De Biasi do ta ftojë për këto dy ndeshje. “Kam zgjedhur Kombëtaren e Shqipërisë për ta përfaqësuar denjësisht kur të më kërkohet një gjë e tillë. Kam zgjedhur atdheun tim para Suedisë, për të cilën nuk dua të dëgjoj më”, tha për “Arenën”, Loret Sadiku. Ai ka treguar se ishte dëshirë edhe e prindërve të tij që t’i mbroj ngjyrat kombëtare shqiptare.