Miranda jashtë “orbite”: Jam mbrojtësi më i mirë në Itali, idhulli im është Ayrton Senna

516
Zhoao Miranda e thotë hapur: “Jam mbrojtësi më i mirë në Itali”. Braziliani i Interit thotë se derbi i fituar 3-2 është një nga ndeshjet më të bukura, ndërsa e konsideron duelin me Juven shumë të rëndësishëm.
NDESHJA
“Themi gjithmonë që ajo e ardhshmja është më e rëndësishmja. Jam i përqendruar në këtë sfidë dhe nuk e mendoj kurrë të kaluarën. Mendoj se ndeshja që na dhuroi shumë emocione ishte fitorja e derbit 3-2. Më pëlqen gjithmonë të fitoj derbin”.
RRJETET
“Nuk pëlqej t’i përdor shumë rrjetet sociale. Edhe pse e di që në ditët e sotme janë shumë të rëndësishme”.
RONALDO
“Ai është fenomeni. Ka fituar Botërorin dhe për ne brazilianët është maksimumi. Idhulli im është Ayrton Senna. Për mendimin tim, ai është sportisti më i madh i të gjitha kohërave”.
RAFINJA
“Ndihet mirë këtu. Në fillim e kishte të vështirë të përshtatej dhe të stërvitej këtu në Itali. Por ka shumë kohë për të treguar vlerat e tij. Unë e njihja dhe është i zoti”.
EKSPERIENCA
“Të jem i sinqertë, për eksperiencën që kam dhe për gjithçka tjetër, e konsideroj veten si mbrojtësi më i mirë në Itali. Futem gjithmonë me këmbën e djathtë në fush- ën e lojës. Me Spaletin flas gjithmonë gjatë analizave të ndeshjeve dhe ai është një trajner shumë i zgjuar.
Sigal