Miqësorja me Norvegjinë, historiku i përballjeve të mëparshme mes dy Kombëtareve

615
Më 26 mars Kombëtarja e drejtuar nga Panucci do të zhvillojë sfidën miqësore me Norvegjinë në “Elbasan Arena”. Ndërkohë që duhen edhe 5 ditë nga kjo ndeshje po ju sjellim historikun e përballjeve të kombëtares sonë me atë të Norvegjisë.
Sfida e parë është zhvilluar më 14 tetor të vitit 1998 për eliminatoret e Europianit në Norvegji dhe ka përfunduar me shifrat 2-2. Më 5 qershor të 1999 është luajtur ndeshja e kthimit në Shqipëri e cila ka përfunduar me humbjen e kuqezinjve, 1-2.
Dy përballjet e tjera kanë qenë në kuadër të eliminatoreve të Botërorit në vitin 2014. Në Oslo, në sfidën e parë, Shqipëria triumfoi minimalisht 0-1 falë golit të magjishëm të realizuar nga Salihi. Në ndeshjen e kthimit, me datë 7 qershor 2013, Shqipëria dhe Norvegjia u ndanë në “paqe”, 1-1.
Në katër përballje bilancat janë të barabarta, 1 fitore, dy barazime dhe 1 humbje.
Sigal