Miqësore Shqipëri-Francë më 5 qershor, futbollistët e Superiores në plan të parë

540
5 qershori do jetë një ditë e rëndësishme për kombëtaren e moshave U-21 në futboll të cilët do luajnë një miqësore luksi ndaj homologëve francezë. Federata Franceze e Futbollit në prezantimin e trajnerit të ri të kësaj grupmoshe, Silven Ripoll, ka njoftuar ditën e djeshme se do zhvillojë një miqësore me kombëtaren e Shqipërisë.
Ndeshja është vendosur të luhet në vendin tonë dhe mësohet se për këtë sfidë, trajneri i U-21 Alban Bushi do testojë futbollistë nga kampionati shqiptar. Edhe pse Kombëtarja U-21 ka një bazë të gjerë lojtarësh që luajnë jashtë, Bushi ka filluar të afrojë shumë emra të Superiores të cilët luajnë rregullisht me ekipet e para si Ramadani, Abazaj, Selmani, etj.
Shpresat-me-Adidas-470×313
Ndërkohë grumbullimet do nisën që gjatë kësaj jave. Lojtarë si Silvio Zogaj i Luftëtarit, Armenis Kukaj dhe Belajdi Pusi të Vllaznisë, do të vihen në urdhrat e Bushit që nga data 14 maj.
Bushi do të publikojë të shtunën një listë me lojtarët të cilët do testohen gjatë tre ditëve për të parë se sa prej tyre do të ftohen për këtë miqësore.
Sigal