Miqësisht për Erionin: “Çakmaku i ve flakën gjithkujt, por djeg edhe të zotin!”

438
Nga Andrea KOLA
LETRA/ Pas hedhjes së çakmakut në drejtim të arbitrit, deputeti shqiptar paraqitet si shpëtimtar i futbollit, por të keqen e ka me veten
Unë jam thjesht një dashamirës sporti, e në veçanti për futbollin. E ndjek ritmikën e Kategorisë Superiore sepse kam shumë dëshirë ta shoh nga larg, këtu në Gjermani. Natyrisht që e prek vetëm virtualisht aktualitetin e ndryshimin që ka bërë kjo kategori. Në javën e kaluar, që ishte e 30-ta, kam lexuar të gjitha polemikat që janë bërë për një çakmak, të cilin e kishte hedhur si “pa dashje”, një “çakmak” tjetër nga tribuna e stadiumit “Selman Stërmasi”, në ndeshjen Partizani-Skënderbeu, 0-1. Natyrisht që fjalën e kam për gjestin e deputetit të Parlamentit shqiptar, Eron Braçen, që me sa di, është përfaqësues i forcës politike në pushtet. Por, këtë herë, çakmaku e dogji Erionin, jo vetëm si një tifoz, që futboll në fushë ndoshta ka parë për herë të parë kur filloi shkollën e lartë në Tiranë, por edhe si një deputet që i “kruhet” me të gjithë, në çdo fushë të jetës. Nuk i pëlqej këta njerëz, aq më shumë politikanë të këtij modeli të shpifur, dhe për të thënë më shumë se çfarë mendoj unë pas kësaj situate, po ju përcjell një bisedë virtuale që e kam bërë me Erionin, në dialektin tim tirons, por me shumë seriozitet. “Po ç’të duhet ty me Eriono që përzihesh edhe me futbollin. Mirë si një tifoz i flaktë, po ç’ke ti që i gjun të gjithë ata që i qun kundërshtarë, a thu se je hartuesi i Rregullores së Futbollit! Rri pranë Gazit ti dhe i jep gaz trunit, edhe kur duhet të frenosh e të jesh shembulli i një politikani me 6 mandate deputeti. Kshtu, në ambientet e futbollit ti ke dalë “ofsajt” Jono, jo vetëm nga parametrat truporë që ti ka dhonë Zoti, por edhe nga sjellja jote si prej kalamani të shpif, që e “kruan” me të gjithë, por të keqen e ke me veten: Nuk po ta var askush çuno, as ai i gjati që ty të drejton në politikë. Mirë që di të shkrush në Facebook ti, që ne këtej të kuptojmë se për cilin kanë votu njerëzit tanë aty në Shqipëri. Një javë më parë hodhe një çakmak për të “vrarë” arbitrin, por tregove se je edhe vetë “çakmak”, se ndryshe nuk mund ta konceptosh një deputet, që “hedh një gur në lumë” dhe kërkon ta gjejnë ata që e kanë votuar për Parlament, që aty në Shqipni i qujnë si rastësisht “budallenj”. Të gjitha këto rreshta që i shkrujta për ty o “babuç”, janë miqësore vetëm për etikë. Dhe e di pse? Sepse ti sa pantallonat e arbitrit në fushën e lojës, mund të kesh gjysmën e trupit, e nëse këtë ma përkthen ndryshe, përgjigjen time e ke mrena. Kujdes herë tjetër Erion, merru me deputetllikun dhe kujdesu për qytetarët që të kanë votu, lëre futbollin në punën e tij. Unë menoj se: çakmaku i ve flakën gjithkujt, por djeg edhe të zotin!”. Këtë herë je djeg tërësisht o Er’ Braçe, më shumë flakë ke marrë edhe nga ai status “magjepës” që kishe shkruar sot (dje) si recitim i radhës, lidhur me barazimin skandaloz të Partizonit në Lushnje! Këtu mbetet fillimi i fundit të Erion Braçes tifoz”.
Sigal