Ministrja Nikolli dhe deputetit Petrit Vasili japin vlerësimet për peshëngritësit

430
Sigal

Daniel Godelli dhe Romela Begaj bënë krenarë Shqipërinë dhe shqiptarët me arritjet e tyre në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes që u zhvillua në Kazakistan. Këtë entuziazëm dhe gjithashtu edhe mbështetje e kanë shfaqur edhe ministrja Nikolli që i priti fituesit e medaljeve në aeroportin “Nënë Tereza”, dhe u shpreh se kjo arritje ka bërë të gjithë shqiptarët krenarë. Gjithashtu, zonja Nikolli tha se do të shpërblehen medalistët, gjithashtu puna në mbështetje të tyre dhe këtij sporti në përgjithësi do të vazhdojë. Deklaratë dha në një dalje për mediat edhe deputetit i LSI, Petrit Vaslili. Ai kërkoi që qeveria të ndërtojë programe të reja për ti mbështetur këta sportistë kaq premtues: “Shqipëria ka kampionët e saj të botës në peshëngritje, kampionë që ngritën flamurin e Shqipërisë dhe bëhen ambasadorë dinjitozë të një realitet vital siç është Shqipëria. Ky sukses nuk është rastësi sepse të gjithë janë në majat e sportit botëror, nuk mund të jetë në asnjë rast projekt i rastësishëm apo një projekt spontan. Për këtë arritje të jashtëzakonshme po punohet prej muajsh, fal një programi të financuara nga qeveria me një vendim të posaçëm. Nisur nga ky model që funksion, qeveria shqiptare, në bashkëpunim me Federatat, të cilat kanë sportistë që janë premtues, të ndërtojë një program të ri mbështetjeje të ngjashëm, por më të pasuruar se ky model suksesi,  në mënyrë që dhe në të ardhmen të vazhdojmë të kemi kampionë bote”, tha Vasili.