Ministria e Drejtësisë merr “irradenë” e KAS-it nga FSHF-ja

556
Dje në FSHF, u mësua se është dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë shqiptare, një raport mbi vendimin e Gjykatës Sportive (KAS), për ndeshjen e ndërprerë Serbi-Shqipëri.

Në ketë këtë vendim, ku Shqipëria fitoi 3 pikë në tavolinë, gjykata sportive ka përmendur koret raciste si dhe dhunën e paprecedentë që u ushtrua ndaj lojtarëve dhe stafit teknik të Kombëtares shqiptare. Këto detaje, së bashku me videon përkatëse, pritet të bëhen pjesë e relacionit që ministri i Drejtësisë, Gazment Bardhi, shumë shpejt do t’ia dërgojë homologut kroat, për të bindur Zagrebin që të mos e lejojë ekstradimin e Morinës drejt Serbisë, siç ka vendosur Gjykata e Dubrovnikut. Ky ekstradim është bërë çështje e politikës shqiptare, ku veç relacionit të Ministrisë së Drejtësisë, edhe Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, deklaroi se pas takimit të dy kryeministrave, besonte se Morina nuk do të ekstradohet, duke sjellë si shembull vendimin e Italisë, e cila nuk pranoi dërgimin e tij në Beograd. Të premten, më datë 11 gusht, do të zhvillohet seanca paraprake në Gjykatën e Lartë kroate për këtë çështje.
Sigal