Ministri serb i Energjisë vuan pasojat e ndeshjes me BE, thyen dorën gjatë ndeshjes

448
Ministri i Minierave dhe Energjisë të Serbisë, Aleksandër Antiç ka thyer krahun gjatë ndeshjes “BE” dhe “E ardhmja e BE-­së”.
Siç duket edhe në foto, ai po e fut krahun në allçi. Dëmtimi i ka ardhur dje kur ishte portier dhe u sforcua duke pritur topat.
Ekipi “E ardhmja e BE”­së përbëhej nga Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi; Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruveski; Ministri i Jashtëm boshnjak Igor Qërnadak; homologu i tij malazez, Igor Llukshiç dhe i përforcuar nga përfaqësuesit e Ministrisë së Jashtme të Austrisë.
Sigal