Miltjadh Driza: Fazën e parë e mbyllim pa humbje

543
Nga Agron KAJA
BASKETBOLL/ Flet për “Telegraf” trajneri i skuadrës kryesuese për femra në Kategorinë e Parë, Grupi A
Skuadra e Goga Basket në basketboll për femra, në këtë sezon të ri është duke e udhëhequr Grupin A të Kategorisë së Parë, me të veçantën se në 4 ndeshjet e luajtura, ka vetëm fitore. Për trajnerin e kësaj skuadre, Miltjadh Driza, i cili vlerëson skuadrën e drejtuar prej tij, jo vetëm në këtë sezon, Goga Basket është brenda pritshmërive të sa në këtë sezon. “Ka dy vite që, pritshmëritë e Goga Basket me kundërshtarë si Flamurtari e Tirana kanë qenë në të tilla nivele. Janë luajtur katër ndeshjet e para, në të cilat, edhe pse janë arritur rezultate të ngushta, ato kanë qenë të merituara. Skuadrën e Tiranës e mundëm në fushën e saj, ndërsa Flamurtarin këtu në Durrës, ku treguam progres në të gjithë treguesit e lojës”, kështu deklaroi dje për gazetën “Telegraf” trajner i Goga Basket për femra në Durrës, i cili më pas analizon edhe katër fitoret e arritura, dhe jo vetëm në gjuhën e shifrave. “Natyrisht që fitorja çmohet si e tillë, edhe kur ajo arrihet me rezultat të ngushtë. Të tilla kanë qenë ato me Flamurtarin e Tiranën, ndërsa me dy skuadrat e tjera, Skënderbeun e Studentin, nuk do të thosha se janë ekipe të dobëta, por të kalueshme prej nesh. Ne kemi një koshavarazh me +104 pikë në 4 ndeshje, e këtu mendoj se qëndron suksesi kryesor yni. Ndoshta prej këtej mund të them se edhe vazhdimësia jonë do të jetë e tillë, sepse synimi ynë është që të gjitha ndeshjet e fazës së parë ti mbyllim pa humbje”. Ndeshja e radhës për Goga Basket është ajo me Vllazninë që do të luhet në Durrës, dhe trajneri Driza nuk e nënvleftëson si kundërshtare, por që edhe këtu ai deklaron fitoren e skuadrës së tij. “Ndeshjen e radhës e luajmë me Vllazninë këtu në Durrës, dhe mendojmë se do ta kalojmë me fitore. Synimi ynë është që ndeshjet e fazës së parë ti kalojmë të gjitha pa humbje, dhe këtë nuk do ta quaja sukses, se sa një gjendje reale të skuadrës në raport me rivalet e tjera në grup”, vazhdoi më pas tekniku i koshit të femrave Goga Basket. Këtë javë u grumbullua edhe Kombëtarja e Basketbollit të femrave të Shqipërisë, e cila do të luajë ndeshjen kualifikuese kundër Rusisë, dhe nga skuadra e Goga Basket janë thirrur tre vajza, të cilat trjajneri Driza i quan si basketbolliste më shumë të ardhme. “Po, Kombëtarja ka grumbulluar tre vajza nga Goga Basket, janë Adelajda Aliaj, Ornela Lalaj dhe Enxhi Xhanaj, të tria të talentuara dhe me të ardhme. Them se e meritojnë plotësisht të përfaqësojnë ngjyrat e Shqipërisë”, përfundoi trajneri i Goga Basket në basketbollin e femrave, Miltjadh Driza, i cili ndjehet i kënaqur me organizimin e ndeshjeve nga drejtuesit e kësaj skuadre.
Pritshmëritë e Goga Basket me kundërshtarë si Flamurtari e Tirana kanë qenë në të tilla nivele. Janë luajtur katër ndeshjet e para, në të cilat, edhe pse janë arritur rezultate të ngushta, ato kanë qenë të merituara

KATEGORIA E PARË
GRUPI A/ NDESHJET
Tirana-Goga Basket 70-79
Goga B.-Flamurtari 83-81
Goga B.-Skënderbeu 109-43
Studenti-Goga Basket 57-89 

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Goga Basket 4 8
2.Tirana 4 7
3.Flamurtari 4 7
4.Vllaznia 4 5
5.Studenti 4 5
6.Skënderbeu 4 3
Sigal