Milinkovic-Savic, serbi që debuton në “Elbasan Arena”, “Fola me Berishën, s’pres incidente”

474
Ai me Serbinë ka fituar titullin kampion Europe dhe Bote për të rinj por ende nuk ka debutuar me Kombëtaren e madhe. Gjë që Milinkovic-Savic mesfushori i Lazios do ta bëjë në Elbasan pasi është thirrur në përfaqësuese nga trajneri Radovan Curcic. 20-vjeçari i lumtur konfirmon ftesën në Kombëtaren Serbe për dy ndeshjet me Shqipërinë dhe Portugalinë ku debutimin do e këtë në një takim të zjarrtë në tokën e shqiponjave.
Por në fakt Milinkovic-Savic nuk pret që të ketë incidente dhe se sqaron se për këtë përballje ka konsumuar edhe një bisede me shokun e skuadrës tek Lazio Etrit Berisha.
“Kemi një ndeshje të vështirë dhe serioze. Tifozët e tyre me siguri do jenë kundër nesh por nuk besoj se do të ketë incidente. Kam folur edhe me portierin e Shqipërisë Berisha që e kam shok skuadre tek Lazio dhe më tha që për ta është një ndeshje vendimtare për kualifikim. Detyra jonë do është që të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të tregojmë se kemi një skuadër superior”, – përfundon Milinkovic-Savic. 
Sigal