Sigal

Derbi i 222-të i Madoninës midis Interit dhe Milanit ishte padyshim ndeshja më e pritur e kësaj jave në futbollin evropian. Dy gjigandët e futbollit italian u përballën me njëri tjetrin në një atmosferë fantastike në stadiumin “Xhuzepe Meaca” në San Siro. Në praninë e rreth 80 mijë shikuesve zikaltërit siguruan një fitore fantastike dhe të çmendur për nga mënyra se si u arrit. Interi mundi Milanin me rezultatin minimal 1-0. Ndeshjen e vendosi kapiteni i Interit, Mauro Ikardi, me një gol në minutën e fundit të ndeshjes, që bëri të shpërthejnë tifozët zikaltër. Përfundon 1-0 për Interin, që falë Ikardit merr një fitore të çmendur, siç është vetë etiketimi i kësaj skuadre, por krejtësisht të merituar përballë një Milani shumë të ndrojtur në fushën e lojës.

Milani ishte i pari që u tregua i rrezikshëm me dy gjuajtje jashtë katërkëndëshit, por në rastin e parë të vërtetë, Interi gjen rrjetën, shënon Mauro Ikardi në krosimin e Brozoviç, por kryesori Marko Guida i ndërpret festimin, duke e gjykuar golin të parregullt. Sipas tij e ka prekur Vecin,o duke nxjerrë jashtë loje kapitenin. Gjithsesi, vazhdon 0-0, me Interin që krijon më tepër. Në të 22-ën një aksion i tëri kroat me krosim të Vrsajlko dhe goditjen me kokë të Perisiç gjen reagimin fantastik të Donarumës. Interi shtrin më tepër dominimin, duke vënë në vështirësi kuqezinjtë, që shpëtojnë vetëm nga trau i portës në rrotullimin e De Vrij, pa fat këtë herë zikaltrit. Në të 38-ën, Ikardi nuk arrin në krosimin nga e djathta të Vrsajlko, ndërsa në të 42-ën barazohen golat e anuluar, këtë herë shënon Musakio, por këtë herë është shumë më evidente zgjatimi i topit nga Romanjoli dhe rrjedhimisht pozicioni jashtë loje. Në të 43-ën tjetër rast i humbur për Interin, me Vesinon që gabon pothuajse një penallti në lëvizje. Në pjesën e dytë Milani është dhe më i ndrojtur dhe loja për minuta të tëra stacionohet në gjysmëfushën e kuqezinjve, por me Interin që nuk arrin të godasë, në të 58-ën ka një krosim të bukur të Perisiç me Politanon që gabon në goditje. Pas pesë minutash (63’), Vesino arrin të gjuajë, por jo në portë, në të 78-ën provon të bëjë akrobacinë në zonë Borja Valero, diçka që për moshën e tij rezulton e vështirë, ndërsa Milani ka rastin e tij të artë në të 80-ën me Suson që godet dobët nga kufijtë e zonës, pa vënë dot në rrezik Handanoviç. Menjëherë më pas rasti është në krahun tjetër, luhet volejboll para portës së Milanit (81’), me Ikardin që zgjaton për Borja Valeron me Donnarummën që ndërhyn para zhytjes finale. Në të 87-ën një krosim i gabuar Rodriguez rrezikon të kthehet në kërcënim për Handanoviç, që gjendet gati në shtyllën e parë. Ndeshja shkon në shtesë, dhe atëherë kur pritej një zero me zero, kurajë e madhe e Vecinos për këtë kros që gjen në zonë fatalin Icardi që edhe një herë, ashtu si sezonin e kaluar vulos derbin e Madonninës. Shpërthejnë tifozët zikaltër, për Interin është fitorja e pestë radhazi, 7 bashkë me dy të Çampionsit, fitorja e 79-të në derbin e Milanos, përkundër 76 fitoreve të Milanit.

Me këtë fitore zikaltërit mbajën vendin e tretë në renditje duke i marrë dy pikë kryesuesve të Juventusit. Ndërsa tek Milani, në fund të kësaj sfide mbetet një zhgënjim i madh për mënyrën se si erdhi humbja, gjithsesi kuqezinjtë nuk bënë mjaftueshëm që të merrnin diçka më shumë nga kjo përballje. Milanin me këtë humbje zbret larg në vendin e 12-të me një ndeshje të prapambetur për të luajtur.