Sigal

Merkato e Milanit është ndezur shumë ditët e fundit pasi po punohet për kompletimin e skuadrës e cila shpreson të kunkurojë për majat e “Seria A”.

Pas zyrtarizimit të Bakayoko-s të hënën mediat italiane shkruajnë se “djalli” ka mbyllur gjithçka edhe për Castillejo, sulmuesin që do të vijë nga Villarreal dhe që pritet të zyrtarizohet në orët e ardhshme.

Marrëveshja është mbyllur me formulën e huazimit, duke kaluar Bacca-n në krahun e kundërt. Ndërkohë verën e ardhshme Milani do të duhet të paguajë 18 mln euro për të blerë përfundimisht lojtarin.

Samu Castillejo, lindur në vitin 1995, do të jetë një alternativë e rëndësishme për Suso dhe Calhanoglu, në mbështetje të Higuain. Ai ka luajtur 91 ndeshje dhe ka shënuar 9 gola me Villarreal, gjashtë prej të cilëve në sezonin e fundit, ku duket se ka gjetur përvojën e duhur edhe para portës kundërshtare.

Teorikisht, ai nuk niset titullar në formacionin e Gattuso, por te Milan janë entuziast për ardhjen e tij sepse do t’i jap mundësinë të luajnë edhe me katër sulmues Casillejo-Calhanoglu-Suso-Higuain, me Bakayoko dhe Kessie në rolin e mesfushorëve shkatërrues.