Milani i pafuqishëm, tronditet nga Genoa, shqiptari mposht serbin

510
Genoa trondit Milanin duke i dhënë një ‘shuplakë’ objektivave për një nisje të fuqishme për të rivalizuar Interin dhe Romën, pasi Juve është larg formës së dikurshme.
Kuqezinjtë e teknikut serb u ndëshkuan me një gol mjaft të bukur të realizuar nga Blerim Xhemaili në minutën e 9, ndërsa topi i goditur nga shqiptari ka përfunduar në rrjetë edhe me ndihmën e miqve, që e devijuan.
Milani pjesën e dytë e luajti me një lojtar më pak pas daljes me kartonin e dytë të verdhë të Alessio Romagnoli në fundin e pjesës së parë të takimit.
Pas 6 ndeshjesh, Milani ka 3 fitore dhe 3 humbje, në kuotën e 9 pikëve larg pritshmërive.
Sigal