Milani i Giampaolos nuk prodhon raste, Piatek s’di të shënojë më

420
Sigal

Krzystof Piatek e ka nisur në mënyrën më të keqe sezonin e ri në Seria A. Milani ndodhet në fundin e klasifikimit për golat e shënuar, vetëm dy, dhe madje njëri është shënuar në aksion, ndërsa tjetri me penallti nga Piatek.

Në të njëjtën periudhë Milani i fundit, ai i Gattusos, kishte shënuar 7 gola, duke gjuajtur 27 herë portën, dhe tre nga kundërshtarët e javëve të para ishin Napoli, Roma e Atalanta. Në katër vitet e Allegrit minimumi i produktivitetit ishin 4 gola, por bëhej fjalë për tjetër çështje, pasi ishin plot 25 goditjet në portë.

Numri më i lartë i golave të shënuar në të njëjtën periudhë fillim kampionati i përket Milanit të Inzaghit, 10 gola të shënuar në 21 tentativave. Ndërkohë Milani i Montellas ishte më i mirë sa i përket prodhimit të aksioneve për gol, 30 goditje në portë në 4 ndeshjet e para.