Milani gati për derbin me Interin, ja dilemat e trajnerit Giampaolo

463
Sigal

Milani nuk ka arritur që të bëjë paraqitje të mira në 3 javët e para, duke fituar 6 pikë, por loja nuk ka qenë aspak bindëse. Por si do të mbërrijë Milani në derbi? Fizikisht ekipi është mirë, ndërkohë që mungesa e vetme është Calabria. Trajneri Giampoalo ka disa dilema në prag të ndeshjes.

Bennacer është në balotazh me Biglian, por me shumë mundësi nga minuta e parë do të luajë argjentinasi, i cili ofron më shumë dinamizëm në duelin me Sensin. Rebic ndërkohë, pas paraqitjes pozitive në debutimin ndaj Verona-s, mund të zërë një vend në formacion, duke ndryshuar skemën nga 4-3-1-2 në 4-3-3. Kuqezinjtë pritet të hedhin në fushë një skuadër më agresive dhe të shpejtë në mënyrë që të vendosin në vështirësi Interin, duke marrë disi dhe shembullin e Slavias së Pragës.

Conti do të zëvendësojë Calabrian në krahun e djathtë, ndërkohë që Theo Hernandez pritet të zbresë në fushë nga minuta e parë në krahun e majtë. Kessie dhe Calahanoglu janë të padiskutueshëm në mesfushë. Në sulm do të konfirmohen si Piatek ashtu edhe Suso. Brenda një jave, Milani do të sfidojë Interin të shtunën, Torinon të enjten dhe Fiorentinën të dielën.