Milani beson te surpriza, Modriç më shumë se një ide për kuqezinjtë

522
Sigal

Drejtuesit e Milanit po punojnë për një goditje të madhe në këtë merkato, dhe ajo mund të jetë Luka Modriç.

Sipas asaj që shkruan “Sport Mediaset”, Zvonimir Boban po punon prej kohësh për të sjellë bashkëkombasin e tij në “San Siro”. Gjithsesi ky operacion është shumë i vështirë, pavarësisht se e vetmja skuadër ku 33-vjeçari dëshiron të vazhdojë karrierën, pas Real Madridit, janë pikërisht kuqezinjtë.

Milani po ndërton një skuadër relativisht të re, por që të jenë të suksesshëm duhen edhe lojtarë me eksperiencë, pikërisht i tillë është edhe kroati. Një problem është edhe paga e lartë e lojtarit, por kuqezinjtë e kanë menduar zgjidhjen, pasi do t’i ofrojnë atij një pagë prej 7.5 milionë euro në sezon plus bonuset, për dy vitet e ardhshme

Florentino Perez kërkon të paktën 25 milionë euro për mesfushorin, dhe mund të arrihet marrëveshja për shkak të marrëdhënieve të mira mes dy palëve. Pra Modriç tek Milani nuk është thjesht një ide, dhe drejtuesit po punojnë seriozisht, për ta transferuar atë në Itali, duke pasur edhe dëshirën e lojtarit.