Milan zbulon talentet e rinj të Kosovës

560
Sigal

“Milan Junior Camp Kosova” mbyll me sukses edicionin e katërt. Pesë më të mirët në mitikun “San Siro”

“Milan Junior Camp Kosova” mbyll me sukses edicionin e katërt. Kampingu më i dashur për fëmijët tërhoqi edhe njëherë pas vetes më shumë se 200 të tillë. Fëmijët nga mosha 6-14 vjeç ishin pjesë e stërvitjes dhe programit të sjellë nga shkolla “Milan” dhe teknikët italianë. Prizreni ishte qyteti që mirëpriti protagonistët e vegjël me mbështetjen e kompanisë “IT Oil” me president zotin Rezart Taçi dhe klubit të mirënjohur sportiv Milan. Fëmijët kosovarë kanë pasur mundësinë të jenë pjesë e kësaj aventure fantastike që vlen shumë më tepër se një eksperiencë. Në fund pesë më të mirët do të marrin pjesë në “Milan Day” në “San Siro”. “Kompania “IT Oil” dhe veçanërisht zoti Rezart Taçi, e bëjnë këtë gjë jo vetëm këtu në Kosovë por edhe në Shqipëri me qëllim që ju të keni një rritje të vetëbesimit se duke punuar fortë, duke qenë të përkushtuar ju mund të prekni dhe ëndrra si Milani, duke punuar fort ju mund të arrini dhe të bëni krenar familjet tuaj, shoqërinë edhe ardhmërinë e kombit tonë”, u shpreh Milton Nushi, përfaqësues i kompanisë “IT Oil”. Djem dhe vajza shijuan emocionet e lojës më të bukur nën trajnimin e teknikëve italianë të sjellë posaçërisht nga shkolla “Milan”. Stërvitje, lojëra me topin në tapetin e gjelbër dhe të gjithë për një ëndërr, atë të Milanit. “Sot 5 prej jush do të zgjidhen që të shkojnë në “Milan Day” në Milano, gjithashtu janë edhe 5 fëmijë të tjerë në Tiranë që janë përzgjedhur që do t’ju bashkohen grupit tuaj. Pra, ju bëheni pak a shumë në Milano, do jeni si një kombëtare shqiptare atje dhe do keni mundësi të bëni lojë edhe me fëmijë nga e gjithë bota. Jam i bindur që ju me talentin tuaj do na bëni krenar atje ashtu si edhe shumë të tjerë nga Kosova, këtë kampionat të fundit botëror d.m.th. na bën krenar të gjithëve ne shqiptarëve”, u shpreh Nushi.  Falënderime të posaçme përfaqësuesi i kompanisë “IT Oil”, Milton Nushi dha edhe për mbështetësit e edicioneve “Milan Junior Camp Kosova”. “Dëshiroj me këtë rast të falënderoj në mënyrë të veçantë ministrin e Rinisë, Kulturës dhe Sportit, Zoti Krasniqi dhe veçanërisht zotin Velton, sekretarin e përgjithshëm të  kësaj ministrie, i cili është prej Prizrenit, të cilët kanë dhënë ndihmesën e tyre të jashtëzakonshme në zhvillimin e këtyre kampuseve gjatë gjithë këtyre viteve dhe shpresoj që këtë mbështetje ta kemi edhe në vitet e tjera, pasi ne jemi të vendosur që të vazhdojmë dhe të investojmë në drejtimin tuaj”, u shpreh Nushi. Një investim të rëndësishëm për të ardhmen e vlerësoi këtë projekt edhe koordinatori italian i Milanit, Marco Schembri. “Vij nga Tirana nga ku presidenti Rezart Taçi, dërgon një falënderim të veçantë për të gjithë ju dhe është i kënaqur për punën që keni bërë. Ai mendon se investimi tek të rinjtë dhe investimi në sport është i domosdoshëm në vende si Shqipëria dhe Kosova që janë gjithnjë në rritje. Prandaj duhet të investohet tek gjeneratat e reja sepse pa gjeneratat e reja nuk shkohet larg”. Tashmë skuadra shqiptaro-kosovare e futbollit do të provojë aftësitë e saj në shkollën “Milan”. 10 fëmijët e përzgjedhur do të konkurrojnë krahas bashkëmoshatarëve të tyre europianë për të shkuar drejt një turneu final në “San Siro”. Më të talentuarve u jepet shansi të realizojnë  ëndrrën për të qenë pjesë e një klubi gjigand si Milan.

Marko Skembri, koordinatori i Milanit

 “Investimi tek të rinjtë dhe investimi në sport është i domosdoshëm në vende si Shqipëria dhe Kosova që janë gjithnjë në rritje. Prandaj duhet të investohet tek gjeneratat e reja sepse pa gjeneratat e reja nuk shkohet larg”

Milton Nushi, përfaqësuesi i “It Oil”,

“Jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri, duke punuar fortë, duke qenë të përkushtuar ju mund të prekni dhe ëndrra si Milani, duke punuar fort ju mund të arrini dhe të bëni krenar familjet tuaj, shoqërinë edhe ardhmërinë e kombit tonë”.

10 fëmijë shqiptarë në turneun final

 Pesë fëmijë të përzgjedhur nga “Milan Camp Junior Tirana” dhe po aq nga “Milan Junior Camp Kosova” do të konkurrojnë krahas bashkëmoshatarëve të tyre europianë për të shkuar drejt një turneu final në “San Siro”. Më të talentuarve u jepet shansi të realizojnë  ëndrrën për të qenë pjesë e një klubi gjigand si Milan.

“Milan Junior Camp Tirana”

 Para pak ditësh në Tiranë (14-18 korrik) u zhvillua për herë të shtatë “Milan Junior Camp Tirana 2014”, falë bashkëpunimi midis “IT Oil” dhe klubit të famshëm italian Milan. Një kamping tundues dhe zbavitës për fëmijët, një projekt ambicioz afër trajnerëve të shkollës Milan, për 5 ditë. Sikundër edhe në vitet e mëparshme, edhe kampingu i 7-të “Milan Junior Camp” ka afruar 200 fëmijë të moshave 8 deri në 14 vjeç. Të ndarë në dy stacione stërvitore, në fushën e ekipit kombëtar në Kamëz dhe në “Selman Stërmasi”.

Antonio Di Musho, një profesor italian i moshave të futbollit në Milano vjen për herë të shtatë radhazi në Tiranë dhe përcjell jo thjesht përshtypjet e punës me fëmijët shqiptarë por edhe vijimësinë e këtij partnershipi për ta. “Është hera e shtatë radhazi që gjendem në Tiranë për një aktivitet të tillë, mes fëmijëve. Një kënaqësi specifike të punosh me këta fëmijë pasionant. Është një projekt që realizohet përveç Tiranës në shumë vende të tjera të botës dhe ku fëmijët më të mirë përzgjidhen dhe shkojnë në një tjetër aktivitet në Milano”.

fund, 5 më të mirët do të jenë pjesë e eventit ndërkombëtar në Milano, “Milan Day”.