Drejtuesit e Milanit duket se po kërkojnë të ndërtojnë përsëri atë Milanin e dikurshëm i cili e ka vendin e tij në Europë.

Pas mbylljes me sukses së marrëveshjen me ekipin e Juventusit për të marrë Higuainin dhe Kaldarën duke dhënë Bonuçin, tani janë hedhur në sulm për të marrë një tjetër lojtar të rëndësishëm.

Kësaj radhe nga ekipi i Realit të Madridit. Sipas asaj që bën me dije “La Republica”, kuqezinjtë po kërkojnë të sjellin me patjetër në Milano, Mateo Kovaçiç. Kroati nuk ka marrë minutat që kërkon në Madrid dhe Milani është duke e shfrytëzuar mirë si mundësi.