Milan s’ka para për blerjen e Edinson Cavanin

612
Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Edinson Cavani nuk do të transferohet në Milan, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Claudio Anellucci. Menaxheri i Edinson Cavanit ka mohuar spekulimet rreth transferimit nga Paris Saint-Germain në Milan, duke theksuar se klubi nga Serie A nuk ka fonde të mjaftueshme për blerjen e klientit të tij.
Cavani, i cili ka realizuar 31 gola në 52 ndeshje në të gjitha garat, spekulohet me largim nga Parc des Princes. Mirëpo, menaxheri i tij, Claudio Anellucci ka mohuar mundësinë e transferimit në Milan.
“Nuk e shoh asnjë klub në Itali që është në gjendje të paguajë shumën e nevojshme për një futbollist të kalibrit të Cavanit”, deklaroi Anellucci për “Calciomercato”. “Kurse, Edinson ishte i qartë për të ardhmen e tij, ai është i lumtur në Paris dhe synon të mbetet në Paris. Nuk kam asgjë për të shtuar”, u shpreh ai.
Sigal