Milan siguron 30 milion euro nga shitja e Andre Silvës

510
Sigal

Andre Silva është larguar nga grumbullimi i Milanit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi do ta vijojë karrierën te Monaco.

Drejtuesit e klubit kuqezi kanë gjetur gjuhën e përbashkët me homologët e skuadrës nga Principata për transferimin e portugezit për 30 milionë euro.

Me shitjen e Silvës, kuqezinjtë kanë siguruar një pjesë të mirë të parave që do të përdoren për blerjen e Angel Correa nga Atletico e Madridit.