Milan “shopping” te Bayern Munich, pëlqen dy mesfushorë bavarez

640
Merkato e verës pritet të jetë e nxehtë në shtëpinë e Milanit. 

Sipas “Tuttosport” qëllimi i “Djallit” është që të sjellë në Milano dyshes së Bayern Munchen, Renato Sanchez dhe Arturo Vidal. 

Mesfushori 20-vjeçar është i huazuar te Sëansea City në Premier League, ku nuk ka shkëlqyer shumë. 

Ai ka luajtur vetëm 9 takime, ku tre prej tyre e ka nisur nga stoli. Megjithatë, portugezi nuk ka shënuar asnjë gol e nuk ka dhënë asnjë asist deri më tani për ekipin uellsian. 

Por drejtuesit kuqezinj besojnë te portugezi 20 vjeçar e duan që t’i japin atij një mundësi ku të mund të tregojë veten. 
Një tjetër lojtar që pëlqehet në kampin e kuqezijve është dhe kilianin Arturo Vidal, i cili gjithashtu kërkohet me ngulm nga Interi. 
Mesfushori i qendrës ndiqet prej kohësh si nga drejtuesit e “Djallit”, ashtu edhe nga ata zikaltër, pasi mendohet se me eksperiencën e tij do ta ndihmojë skuadrën që të jetë edhe më e fortë në mesfushë.
Sigal