Milan refuzoi 40 mln euro, Liverpool dyfishon shifrën për rikthimin e Suso-s

629
Liverpool arkëtoi 162 mln euro nga shitja e Coutinho-s te Barcelona dhe shifrën e arkëtuar nuk kërkon ta kyçë në bankë. Pasi bleu mbrojtësin Van Dijk për 85 mln euro ‘the reeds’ po tenton të rikthejë në ‘Amfield’ spanjollin Suso.
Për futbollistin e dale nga akademia dhe që u ble nga Milan për 1.12 mln euro u raportua se Liverppol kishte ofruar mbrëmë 40 mln euro. Ofertë e refuzuar kategorikisht nga Milan dhe vetë lojtari i cili u shpreh:
“Vetëm pak kohë më parë kam nënshkruar një rinovim të rëndësishëm, por gjithsesi kam lexuar aludime që më lakojnë për gjithçka. Klauzola, tratativa dhe zëra merkatoje. As që i mendoj, jam i përqendruar në fushë, ndërsa për të tjerat merret menaxheri im. Gjithsesi, për çdo skenar, vlen vullneti im, vetëm vullneti im. Unë për momentin dua të qëndroj te Milan. Gjithçka tjetër është vetëm thashethem. Në lidhje me klauzolën nuk më intereson asgjë, ndërkohë që nevojitet respekt për një klub si Milan, që mbi mua ka investuar shumë”, deklaroi Suso.
Pavarësisht kësaj Liverpool do të insistojë dhe këtë e raportojnë mediat italiane dhe ato angleze. Sipas ‘tuttosport’ dhe ‘Liverpool Echo’, ekipi i drejtuar nga Jurgen Kloop shumë shpejt do t’i paraqesë klubit të Milan një ofertë prej 80 mln eurosh.
Kjo mund të jetë shifra e cila mund të kënaqë Milanin pasi në një postim në rrjetet sociale të postuar nga ‘djalli’ së fundmi thuhet:

“Milani ka qenë shumë i qartë me Suso-n në verë: Ne nuk do të shesim edhe për 80 mln euro. Kjo ishte edhe arsyeja që spanjolli i spikatur u bind në shtator për të nënshkruar kontratën e re e cila është shumë e rëndësishme për Milanin.
Të gjithë futbollistët ‘rossoner’ të përmendur ditët e fundit si objektiva potencial për tu larguar janë absolutisht pjesë e projektit, nga Lucas Biglia, Nikola Kaliniç deri te Manuel Locatelli, dhe nuk do të largohen.”
Sigal